Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

2025/06/30 at 3:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

Tedi Blushi, sekretari i PL-së në një konferencë për mediat sot foli për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë një farsë politike dhe një manipulim të drejtësisë nga qeveria aktuale dhe Edi Rama.


Sekretari i PL-së thotë se ky proces është një sulm politik për të frikësuar opozitën dhe për të mbuluar aferat korruptive të qeverisë.

Sipas tij, çështja “Partizani” është e fabrikuar, pasi prona në fjalë është private dhe nuk ka dëme për shtetin, ndërsa përgjegjësi i vërtetë është Edi Rama, i cili ka firmosur tjetërsimin e pronës dhe nuk po hetohet nga prokuroria.

Parita e Lirisë akuzon SPAK-un si një prokurori politike që nuk ndjek të vërtetat, por përdoret për të goditur kundërshtarët politikë.

Deklarata e Tedi Blushit:

Partia e Lirisë dënon me forcë procesin gjyqësor politik në kuadër të së ashtuquajturës çështje “Partizani”, një farsë e turpshme dhe shembull tipik i kapjes për fyti të drejtësisë nga regjimi autokratik dhe i korruptuar i “Ramaduros”.

Ky proces është jo vetëm një sulm i pastër politik ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, por edhe një dëshmi e qartë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një armë të pushtetit për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin politik, si dhe për të frikësuar këdo që ngre zërin kundër regjimit.

Nëse SPAK do të ishte vërtet i shqetësuar për të hetuar në themel çështjen “Partizani”, i pari dhe i vetmi njeri, që ka firmosur e zeza mbi të bardhë tjetërsimin e terrenit të klubit sportiv “Partizani” dhe që duhej marrë menjëherë i pandehur është Edi Rama.

Por ky fakt afërmendsh nuk vlerësohet nga prokuroria politike e Edi Ramës, që belbëzon dhe nuk guxon të nisë hetimet dhe as marrë të pandehur Kryenarkomanin e kapur në flagrancë, si në qindra afera të përbindshme korruptive, me firmën dhe me vulën e tij.

E kundërta ka ndodhur. Pas urdhrit të drejtpërdrejtë të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së PS-së në maj 2022 për të hetuar dhe ndjekur penalisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, SPAK ka shpenzuar tre vite duke sajuar një “dosje” që nuk përmban asnjë fakt penal, asnjë dëm ndaj shtetit, asnjë përfitim të paligjshëm dhe asnjë ndërhyrje nga ana e z.Berisha.

Faktet janë kokëforta:

Toka në çështje ishte dhe mbeti pronë private e trashëguar nga pesë familje të Tiranës, përfshirë familjen e gjyshërve të dhëndrit të Berishës.

Nuk ka pasur asnjë metër katror tokë publike të përvetësuar, asnjë qindarkë dëm për financat publike, dhe asnjë akt shtetëror të ndërhyrë nga Berisha.

Hetimi ka përfshirë edhe mbesat e palindura, ka shkuar në arkiva 100-vjeçare, ka hetuar sponsorizime fiktive për fushata lokale, duke prodhuar një absurditet grotesk që nuk do ta pranonte asnjë drejtësi e qytetëruar.

Pas pesë vitesh hetimi të thelluar dhe personal, është provuar se Dr. Berisha dhe familja e tij nuk kanë përfituar asgjë përtej ligjit dhe kanë jetuar në mënyrë modeste, me kursime të justifikuara e pa asnjë dyshim pasuror.

E vetmja “provë” e prokurorisë politike është solidariteti familjar dhe aktet e bamirësisë të vajzës së tij dhe dhëndrit, të cilët kanë ndihmuar me mjetet e tyre personale fëmijë autikë dhe kanë mbështetur aktivitete kulturore kombëtare, pa asnjë lidhje me përfitime politike apo financiare.

Ky është një proces i turpshëm, një tentativë e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga skandalet e një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion galopant, standardet e të cilit u vulosën që me rrëmbimin në aeroport të Profesorit të nderuar Jamarbër Malltezi, i cili prej dy vitesh vijon të mbahet në izolim politik nga regjimi i “Ramaduros”.

SPAK refuzon të hetojë aferat e vërteta të qeverisë Rama, si VKM-të klienteliste, koncesionet mafioze, grabitjen e pronave publike dhe dëmin miliona eurosh të dokumentuar në vendime gjyqësore, fakte dhe prova që ulërasin çdo ditë, por që SPAK nuk ka sy t’i shohë dhe as veshë t’i dëgjojë, duke i cilësuar afërmendsh si krime intelektuale të vështira për t’u hetuar.

Partia e Lirisë dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë kurrë një drejtësi të përdorur si vegël qorre e Narkoshtetit, që prej më shumë se 8 muajsh vijon të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, edhe Presidentin Ilir Meta, të rrëmbyer në mënyrë kriminale nga Narkoshteti, me urdhër të Edi Ramës, me porosi të Charles McGonigal dhe me firmën e Altin Dumanit.

SPAK nëse vërtet do të ishte i interesuar për të zbardhur çështjen e lobimeve, i pari dhe i vetmi njeri që duhej të ishte i hetuar, të ishte marrë i pandehur dhe tanimë të ishte duke vuajtur dënimin, duhet të ishte Edi Rama, i cili ka shkelur jo vetëm ligjet shqiptare por edhe ato amerikane, e faktuar në rastin e “Gruas së Bilalit” për të cilin në SHBA ka sot një të dënuar, dhe në rastin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, gjithashtu të dënuar me burg në Amerikë, sipas një akt-akuze publike ku Edi Rama përmendet të paktën 14 herë.

Edhe për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri, që duhet hetuar dhe duhet marrë i pandehur është Edi Rama, i cili i fali 600 milion euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që afërmendsh as nuk hetohet dhe as nuk merret i pandehur nga prokuroria e tij politike.

Partia e Lirisë është e vendosur të qëndrojë fuqishëm përballë çdo përpjekjeje për të kriminalizuar opozitën dhe për të shtypur zërin e së vërtetës.

Proceset fund e krye politike ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës janë dëshmia më e qartë e një regjimi që po bie, që po shkërrmoqet nga brenda dhe që nuk ka më as legjitimitet moral, as politik, as ligjor, të faktuar tanimë me terrorin elektoral të 11 Majit dhe të dënuar qartësisht nga të paktën 5 rezoluta ndërkombëtare, nga Parlamenti Europian, si dhe nga vet kreu i misionit te vezhguesve te ODIHR.

Të gjitha proceset kriminale kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, Fatmir Mediut, përfshi dhe dënimin politik ndaj Ervin Salianjit, nuk janë asgjë tjetër vetëm akte banditeske nga drejtësia me regji për të mbuluar përgjegjësitë e drejtpërdrejta, personale dhe shumë të rënda të Edi Ramës nga mega-afera e inceneratorit inekzistent që ende vijon, nga TEC-et lundruese të Vlorës që vijojnë të gllabërojnë fonde publike pa prodhuar asnjë ditë asnjë Kv/h, nga PPP-të dhe koncensionet e përbindshme korruptive, nga Porti i Durrësit, tuneli i Llogarasë, rrugët e florinjta, charterat privatë e mijëra tendera sekretë, që nuk ndalen së zhvaturi taksat e qytetarëve më të varfër të kontinentit.

Drejtësia e vërtetë do të vijë dhe askush nuk mund t’i shmanget dot transparencës dhe së vërtetë. Edi Rama dhe regjimi i tij do të japin llogari përpara ligjit dhe popullit shqiptar dhe krimet e përbindshme të tij kurrë nuk do të mund të amnistohen.



Ju sugjerojmë

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 10:53 am
Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë
Aktualitet

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

21 Gusht, 2025 10:40 am
Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj
Aktualitet

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj

21 Gusht, 2025 10:33 am
Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”
Bota

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

21 Gusht, 2025 10:09 am
Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

21 Gusht, 2025 9:56 am
Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
Rajoni

Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

21 Gusht, 2025 9:44 am
Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare
Aktualitet

Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare

21 Gusht, 2025 9:31 am
Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri
Aktualitet

Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri

21 Gusht, 2025 9:14 am
Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?
Bota

Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?

21 Gusht, 2025 8:57 am
Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së
Bota

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së

21 Gusht, 2025 8:45 am
Para
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
















TE FUNDIT

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?
21 Gusht, 2025

Ushtarë gjermanë në Ukrainë? Në Gjermani ka shpërthyer debati për pjesëmarrjen gjermane tek garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast...

Lexo më shumë

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë
21 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e një farmacie, pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara. Po...

Lexo më shumë

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj
21 Gusht, 2025

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur këtë të enjte, në ambientet e SPAK. Sipas Klan News, mësohet...

Lexo më shumë

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”
21 Gusht, 2025

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mund të ketë pasoja për politikën gjermane të migracionit. Kjo vlen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com