Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një takim me gazetarët, ku po pyetet për çështjet më të rëndësishme që po heton prokuroria.
I pyetur në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit “Partizani”, kreu i SPAK ka deklaruar se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht.
Sipas Duman janë grumbulluar të gjitha provat.
Pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur: Janë bërë hetime pasurore.