Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja në gjykatë/ Si u vra i riu në Kurbin pas sherrit për Facebook-un

2016/05/25 at 2:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja në gjykatë/ Si u vra i riu në Kurbin pas sherrit për Facebook-un

Prokuroria e Kurbinit ka dërguar për gjykim kërkesën kundër të pandehurit Elgert Cara, i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Laçit më 25 Shkurt, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Ervis Zyba.


Ndërkohë Prokuroria pasqyron edhe kronologjinë e kësaj ngjarje të rëndë:

Pak ditë para ngjarjes, ndërmjet autorit dhe viktimës kishte pasur një debat në rrjetin social “Facebook”, i cili më pas ishte agravuar në konflikt fizik ndërmjet tyre në Laç.

Pas kësaj përplasje, kishin ndërhyrë familjet e të dy të rinjve, të cilët kishin qetësuar situatën. Por, dy djemtë nuk e kanë harruar lehtësisht zënkën dhe kanë vijuar të ngacmohen me njëri-tjetrin me fjalë, gjatë ditëve në vijim.

Mbrëmjen e datës 25 Shkurt, viktima Ervis Zyba ka qenë në një lokal nate në Laç, i shoqëruar nga dy miqtë e tij, Xhevair Lika dhe Drilon Leka.

Në të njëjtin lokal ka mbërritur pak më vonë edhe i pandehuri Elgert Cara, i shoqëruar nga Dorjan Cara. Ndërmjet palëve nuk ka pasur konflikt brenda lokalit dhe të parët që janë larguar kanë qenë Elgert dhe Dorjan Cara.

Rreth mesnatës, viktima i shoqëruar me miqtë e tij kanë dalë në parkingun e lokalit për të marrë mjetin me të cilin kishin ardhur.

Sapo kanë hipur në makinë, një person i panjohur prej tyre u ka dalë në pjesën anësore të mjetit me pistoletë në dorë, duke iu kërkuar të mos lëviznin.

Ndërsa në pjesën e parme të makinës, ka dalë me automatik në dorë Elgert Cara, i cili ka qëlluar disa herë me një nga plumb, duke lënë të vdekur në vend Ervis Zybës.

Ndërkohë, miku i Zybës, Xhevair Lita, ka arritur të hidhet në sediljen e pasme të mjetit, duke iu shpëtuar plumbave.

Nga ky pozicion, ai ka qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje, në drejtim të tavanit të makinës, për të trembur agresorët që i kishin rrethuar.

Brenda pak çastesh, ndoshta edhe të frikësuar, i pandehuri Elgert Cara dhe ata që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi.

Po me shpejtësi është larguar nga makina edhe Xhevair Lita, i cili më pas është rikthyer dhe ka gjetur të qëlluar mikun e tij, Ervis Zyba.

E ka marrë menjëherë në makinë për ta dërguar në spital, me shpresën se mund të ishte gjallë. Zyba mbërriti pa jetë në spital, ndërkohë që po aty u arrestua edhe Lita, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Dy ditë pas ngjarjes u bë e mundur të arrestohej edhe autori kryesor, Elgert Cara, si edhe Dorjan Cara, ky i fundit i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasin Drilon Leka për moskallëzim krimi, pasi, megjithëse ka qenë në dijeni të gjithçka sa ka ndodhur, nuk e ka raportuar ngjarjen në Polici.



Ju sugjerojmë

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Para
Ja si do të quhet djali i Andrrës dhe Sinanit…

Ja si do të quhet djali i Andrrës dhe Sinanit...

Zgjedhjet/ Ja të deleguarit e PD sipas njësive bashkiake

Zgjedhjet/ Ja të deleguarit e PD sipas njësive bashkiake

Drejtori i Kulturës: Shukriu më solli katër femra në tre muaj

Shukri Xhelili nuk ikën nga Bashkia. Ankimon shkarkimin në Kushtetuese

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
13 Korrik, 2025

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
13 Korrik, 2025

Ditën e diel, 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
13 Korrik, 2025

Dashi Sot, përqendrohuni te pushimi dhe rigjenerimi. Është një kohë e mirë për t’u përqendruar te familja dhe relaksimi. Një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com