Prokuroria për Krime të Rënda mbyll hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale në ngarkim të prokurorit Haxhi Giu, i akuzuar për “korrupsion”.
Sipas akuzës, prokurori Giu që ushtronte detyrën pranë institucionit të ndjekjes penale në Krujë, ka kërkuar 10 mijë euro nga pjesëtar të familjes së një të arrestuari për drogë.
Burimet thonë se prokruori bashkë me vëllain e të dyshuarit të arrestuar për droge, kanë lënë peng në një exchange shumën prej 10 mijë eurosh, të cilën do ta tërhiqte prokurori pas lehtësimit të akuzës ndaj të dyshuarit Paulin Shpori.
Ky i fundit i arrestuar së bashku me dy persona të tjerë për 100 kg hashash. Bashkë me Giun do të gjykohen edhe dy vëllezërit, Aleks dhe Paulin Shpori për akuzën e “korrupsionit aktiv”, pasi i kanë ofruar para prokurorit Giu për t’i favorizuar. /abcnews