Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se të përfshirë kanë qenë edhe personazhe të njohur të Hollywood.
Ata shfaqen në fotografi ose në email-e të shkëmbyera me Jeffrey Epstein. Ndër personazhet e përmendur është edhe producenti i njohur Jay Z.
Ai përmendet në dëshminë e një viktime anonime, e cila tha se, pasi ishte droguar dhe më pas abuzuar seksualisht, kur rifitoi vetëdijen, kishte parë Jay Z dhe producentin e filmave Harvey Weinstein në dhomë me të. Ky zbulim ka goditur imazhin publik të çiftit Jay Z – Beyonce, të cilët nuk u shfaqën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, vetëm pak orë pasi dosjet e Epstein u bënë publike. Ndjekësit e tyre në rrjetet sociale u ulën me miliona brenda 24 orëve.
Leonardo DiCaprio përmendet të paktën tre herë në email-et e publikuara të Epstein. Në qershor 2009, Epstein i shkroi politikanit britanik Lord Peter Mandelson për të kërkuar mbështetje nga DiCaprio për projektet e tij.
Informacionet nga rrethi i ngushtë i aktorit tregojnë se DiCaprio nuk e kishte takuar Epsteinin dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.
Në dosjet e Epsteinit përmendet edhe George Clooney. Në janar 2010, ndërsa Epstein dyshohet të ishte në Kopenhagen, ai shkruante: “Tani e di që Kopenhageni ka vajza interesante…” dhe Mandelson i përgjigjej: “A mund të kem një muzë njësoj si George Clooney?”
Mick Jagger është një tjetër personazh i përfshirë, i cili shihet në një foto midis Epsteinit dhe ish-presidentit Bill Clinton.
Edhe për Michael Jackson, ka prova dhe foto që e përfshijnë me Epstein. Kevin Spacey, i akuzuar në 2017 për ngacmim seksual dhe i cili humbi karrierën për shkak të këtyre rasteve.














