Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DOSJA E PROKURORISE/ Armando Prenga-Calëve: Do t’ju qisim faret si fis

2015/12/13 at 2:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
DOSJA E PROKURORISE/ Armando Prenga-Calëve: Do t’ju qisim faret si fis

Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimet për deputetin Armando Prenga, akuzohet për  3 vepra penale.


Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur 3 akuza për shtetasin Armando Prenga, me funksion “deputet”, i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Lartë.

Në bazë të hetimeve, të nisura në dt. 05.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme e akuzon shtetasin Armando Prenga për veprat penale, si më poshtë:

1. “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në ambjente publike, e parashikuar nga neni 278/5 Kodit Penal,
2. “Plagosja e lehtë me dashje” e shtetasve Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali, e parashikuar 3 (tre) herë nga neni 89 i Kodit Penal,
3. “Kanosja” e shtetasve Tom Cali, Nikoll Cali, Gjergj Cali dhe Francesk Cali, e parashikuar 4 (katër) herë nga neni 84 i Kodit Penal.

Nga hetimet rezulton se, më datë 04.09.2015, rreth orës 2230’, personi nën hetim Armando Prenga, ka shkuar tek lokali i shtetasit Gjok Cali, ndodhur në Lagunën e Patokut, dhe tek ura e lokalit ka kontaktuar me djalin e tij Dorian Cali dhe nipin Julian Cali, me të cilët ka debatuar.

Dorian Cali ka njoftuar për këtë ngjarje, nëpërmjet telefonit, babain e tij Gjok Cali. Shtetasi Gjok Cali është nisur menjëherë në drejtim të lokalit me automjetin e tij. Gjatë rrugës, ai është përballur në vendin e quajtur Fushë Kuqe me shtetasin Armando Prenga, i cili po udhëtonte me automjet bashkë me shtetasit Luigj Skura, Gazmir Jushi dhe Gjon Prenga.

Në këtë moment, shtetasit Gjok Cali e Armando Prenga kanë ndaluar automjetet dhe shtetasi Gjok Cali i ka kërkuar shpjegime për ngjarjen e ndodhur me të birin pak më parë.

Më pas, ata janë konfliktuar mes tyre dhe personi nën hetim Armando Prenga ka nxjerrë pistoletën, dhe e ka goditur shtetasin Gjok Cali në kokë me qytën e saj, duke i shkaktuar dëmtime që sipas Aktit të Ekspertimit mjeko-ligjor nr.1632, datë 09.09.2015, klasifikohen si plagosje e lehtë.

Për këtë ngjarje shtetasi Gjok Cali, në orën 23: 40’, ka njoftuar sallën e komunikimit të Komisariatit të Policisë Kurbin se, “tek lokali i Çalëve në Patok është goditur me pistoletë nga deputeti Armando Prenga”. Pas marrjes së këtij njoftimi, grupi i drejtimit të Komisariatit të Policisë Kurbin ka shkuar në lokalin e shtetasit Gjok Cali dhe ka marre kontakt me të, duke i kërkuar të paraqitej në komisariat për të bërë kallëzim penal sipas ligjit dhe dhënë shpjegime për ngjarjen.

Në këto rrethana, shtetasi Gjok Cali, bashkë me vëllezërit e tij Tom Cali e Nikoll Cali dhe të afërmin Gjergj Cali, janë nisur me automjetin e tij “Mercedes – Benz”, me ngjyrë gri, me targa LA7227A, për në Komisariatin e Policisë Kurbin. Ata janë shoqëruar edhe nga shtetasi Francesk Cali, nipi i Gjokës, me një automjet tjetër të tipit “BMW”.

Me të mbërritur në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi Gjok Cali ka hyrë brenda ambjenteve të tij për të bërë kallëzim penal, ndërsa shtetasit që e shoqëronin kanë qëndruar në pritje të tij, jashtë ambjenteve te këtij Komisariati.

Në këto momente, para Komisariatit të Policise ka mbërritur personi nën hetim Armando Prenga, i shoqëruar nga vëllai i tij Edmond Prenga, shtetasi Gazmir Jushi dhe disa persona të tjerë. Personi nën hetim Armando Prenga mbante në dorë një pistoletë dhe menjëherë ju është drejtuar shtetasve Tom Cali, Nikoll Cali, Gjergj Cali dhe Francesk Cali duke ju thënë: “Do t’ju qisim faret si fis”.

Pas këtij momenti dy grupet kanë filluar të konfliktohen fizikisht me njëri tjetrin. Sipas deklarimeve të personave të pranishëm në vendngjarje, personi nën hetim Armando Prenga ka shtënë disa herë me një armë zjarri të tipit pistoletë. Në vendngjarje rezulton se është qëlluar dhe me armë zjarri automatikë.

Nga të shtënat me armë zjarri në vendngjarje, kanë pësuar dëmtime në këmbë shtetasit Tom Cali dhe Nikoll Cali. Sipas Aktit të Ek spertimit mjeko-ligjor, datë 09.09.2015 shtetasi Tom Cali ka një plagë me armë zjarri, depërtuese në kërcirin e djathtë, e konsideruar nga akti ekspertimit si plagosje e lehtë. Sipas Akt Ekspertimit mjeko-ligjor datë 09.09.2015, shtetasi Nikoll Cali ka një plagë me armë zjarri tejshpuese në kërcirin e djathtë, e konsideruar nga akti ekspertimit si plagosje e lehtë.

Nga provat e administruara deri tani rezulton se gjatë konfliktit para Komisariatit të Policisë Kurbin në orët e vona të datës 04.05.2015, personi nën hetim Armando Prenga ka mbajtur dhe përdorur një armë zjarri luftarake, të tipit pistoletë. Kjo armë zjarri, nga përfundimet e Aktit të Ekspertimit datë 05.09.2015, rezulton të jetë e ndryshme nga ajo për të cilën personi nën hetim Armando Prenga është paisur me leje nga organet e kompetente.

Shtetasit Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali, bazuar në përcaktimet e nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale, kanë shprehur vullnetin e tyre para oficerit të policisë gjyqësore që të procedohet penalisht personi nën hetim Armando Prenga për plagosjet e lehta që u ka shkaktuar atyre, për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Përsa më sipër, me veprimin e tij të mbajtjes pa leje dhe përdorimit të armës së zjarri tip pistoletë, armë kjo tjetër nga ajo me nr. xxxx598 për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente, gjatë konfliktit të ndodhur në mjedisin publik para Komisaraitit të Policisë Kurbin, personi nën hetim Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në ambjente publike, e parashikuar nga neni 278/5 Kodit Penal.

Me veprimin e tij duke goditur me qytën e pistoletës në kokë dhe dëmtuar shtetasin Gjok Cali, personi nën hetim Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Me veprimin e tij duke qëlluar me pistoletën pa leje në ambjentet para Komisariatit të Policisë Kurbin dhe duke dëmtuar në kërcirin e djathtë shtetasin Tom Cali, personi nën hetim Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Me veprimin e tij duke qëlluar me pistoletën pa leje në ambjentet para Komisariatit të Policisë Kurbin dhe duke dëmtuar në kërcirin e djathtë shtetasin Nikoll Cali, personi nën hetim Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Me veprimin e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve Tom Cali, Nikoll Cali, Gjergj Cali dhe Francesk Cali para Komisariatit të Policisë Kurbin, duke deklaruar “Do t’ju qisim faret si fis”, personi nën hetim Armando Prenga ka konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Kanosjes”, e parashikuar nga nenet 84 i Kodit Penal.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Francë 2016/ Ja kush janë kundërshtarët e Shqipërisë

Francë 2016/ Ja kush janë kundërshtarët e Shqipërisë

Rrëfimi tronditës/ Miran Tila: E vrava Arbenin se më lidhi me litar dhe më shau nga gruaja

Rrëfimi tronditës/ Miran Tila: E vrava Arbenin se më lidhi me litar dhe më shau nga gruaja

even a common person dressed as Kobe Bryant requires hard in order to not have eyebrows

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com