Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja e plotë/ Atentati i trefishtë në Bulevard, ja si nisi përplasja me armë që përfundoi me tre viktima

2016/08/26 at 11:17 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja e plotë/ Atentati i trefishtë në Bulevard, ja si nisi përplasja me armë që përfundoi me tre viktima

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë, një vit më parë, në datë 27.05.2015. Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin Maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në Dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze.

Në Dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish­ Stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.

Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë. Në Prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Hollandës. Nga veprimet hetimore të autoriteteve hollandeze, rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip Smart, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur.

Pas atentatit në Hollandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve hollandeze. Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Hollandë, konkretisht pasditen e datës 27 Maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht: Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj; ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani.

Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë.Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre.

Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme tek vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë. Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri­tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që, së bashku me Besnik Sulkun, ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Në përfundim të hetimeve, bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, provave shkencore dhe bashkëpunimit me autoritetet hollandeze, Prokuroria për Krime të Rënda, ka ngritur akuzat, si vijon:

1. Markeljan Doçi, lindur më 1981, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, në dëm të viktimës Besnik Sulku; “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”, dy herë.

2. Klejvi Doçi, lindur më 1993, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave penale të, “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

3. Salvatore Letizia, lindur më 1981, lindur Cazerta (Itali), akuzohet për kryerjen e veprave penale të , “ Vrasjes me Paramendim” , kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”./ Panorama.al

Etiketa: Markeljan DociMentor Lufi

Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Gjenden elemente të jetës 1.400 vite drite larg Tokës

Gjenden elemente të jetës 1.400 vite drite larg Tokës

“Lufta” me armë tek “Zogu I”, Akuzat e Prokurorisë për 2 shqiptarë dhe 1 italian: Vrasje me paramendim

“Lufta” me armë tek “Zogu I”, Akuzat e Prokurorisë për 2 shqiptarë dhe 1 italian: Vrasje me paramendim

FOTOT/ Nga njeriu më i fuqishëm në vend, në një “hallexhi”

FOTOT/ Nga njeriu më i fuqishëm në vend, në një “hallexhi”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com