Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja/ Dyshohet se kreu 8 vrasje, miku i Franc Konomit u la i lirë

2016/03/15 at 5:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja/ Dyshohet se kreu 8 vrasje, miku i Franc Konomit u la i lirë

Domart Kojnari i dënuar në Francë me 10 vjet burg dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale, dyshohet se është i përfshirë në 8 vrasje në Shqipëri dhe Francë.


ABC News ka siguruar një kopje të dosjes, që autoritetet franceze i kanë sjelle prokurorisë për krime të rënda, ku renditet me detaje e gjithë veprimtaria kriminale e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Burimet thonë se Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.

Si pasoje e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së drogës në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste 42 vjeçari Konjari i ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen e ardhur pranë prokurorisë për krime të rënda, emri i Konjarit përmendet per perfshirje direct apo indirect në disa vrasje si pasojë e rrjeteve të trafikut të kokainës.

Kjo listë fillon me vrasjen e 28 gushtit të vitit 1998 kur është

ekzekutuar Gentian Dervishi i njohur me nofkën “Gent Kadaifi” pranë “Shkollës së Kuqe”.

Më pas emri i Konjarit, del në vrasjen e ndodhur në 2003 në qytetin Renne të Francës, ku u vra në ambientet e Genc Dervishit, shtetasit Erhon Murati për një mosmarrveshje për trafikun e drogës. Për të vazhduar më pas, me ekzekutimin e 3 gushtit 2005 në kryeqytet ku është vrarë Fatjon Naxhaku.

Vrasja e tij ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte arratisur nga burgu në Spanjë. Kjo vrasje, thonë francezët dyshohet se është kryer nga Konjari në shenjë vetmbrojtje.

Por ende kjo vrasje në Shqipëri është pa autor. Si pjesë e këtyre ngjarjeve, ku përfshihet emri i 42 vjeçarit që u lirua nga burgu, është edhe vrasja me 16 plumba e francezit Gilbert Slik në vitin 2007 në Marsejë.

Ndërkohë në qershor të 2010 Domart Konjari i shpëtoi një atentati në Madrid, ku mbetet i vrarë shoferi i tij. Vetëm një muaj pas këtij atentati të dështuar ndaj Konjarit, vritet në dalje të burgut në Aliacante të Spanjës francezi Alain Coelier, i njohur si Alani i vogël.

Ky i fundit njihet si kapo i bandës së grabitjeve të viteve 1980 në Francë, por që në vitin 2006 u arrestua së bashku me Juan Ponsoda me anijen me vela të një kompanie shqiptarësh, që vinte nga Venezuela dhe brenda saj ishin fshehur 3.4 tonë kokainë.

Po në korrik të 2010 ekzekutohet në makinë ne Tirane, Franc Konomi, që njihej si një nga njerëzit më të afërt të Domart Konjarit.

Dyshimet për këtë vrasje, sipas autoriteteve franceze, janë mosmarrveshjet e bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë.

Emri i 42 vjeçarit Konjari, në dosjen franceze lidhet edhe me ekzekutimin e Gentian Gashit në nëntor të 2011 në Durrës.

Dosja e vrasjeve, ku përfshihet direct apo indirect veprimtaria e Domart Konjarit, mbyllet me ekzekutimin e Edmond Dervishit më 14 korrik të 2013 në Tiranë.

Të gjithë këto vrasje, hetuesit francezë dyshojnë se kanë të bëjnë me aktivitetin e trafikut të kokainës, dhe jane të lidhura me emrin e Domart Konjarit, i cili u lirua nga Gjykata për arsye proceduriale. /ABC News/



Ju sugjerojmë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Para
Video/ Rama në Shkodër: PD një e dehur që merr lagjien në gojë

Rama përgjigje Hafizit: Jam gati për zgjedhje, ju vendosni mënyrën

Antonio Conte: Ja pse po e le stolin e Italisë

Antonio Conte: Ja pse po e le stolin e Italisë

Ndërron mendje/ Dionis Avdiaj: Shqipëri jam gati të luaj me ty

Ndërron mendje/ Dionis Avdiaj: Shqipëri jam gati të luaj me ty

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
9 Qershor, 2025

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
9 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist...

Lexo më shumë

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
9 Qershor, 2025

Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se 40 operacione të inteligjencës ruse në Evropë në vitin 2024....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com