Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja/ “Djali i Ibrahim Rugovës i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve dhe drogës”

2016/12/28 at 7:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja/ “Djali i Ibrahim Rugovës i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve dhe drogës”

Autoritetet italiane e përshkruajnë djalin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën si të përfshirë në trafik droge, armësh e mallrash, ndërsa konsiderohet edhe si një person shumë i rrezikshëm. Të paktën kështu shkruan sot “Insajderi” duke iu referur dosjes me emrin “Grande IV”.

Vlerësimet e autoriteteve italiane për Rugovën, e paraqesin atë si figurë ndërkombëtare të krimit të organizuar, që përfshin trafikun e armëve dhe drogës dhe kontrabandimit të mallrave. Profili i tij përshkruhet në procesverbalin e seancës dëgjimore kundër ish-ambasadorit italian në Kosovë, Michael Giffoni.

Ai ishte dëgjuar më 26 maj të vitit 2014 nga Bordi Disiplinor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, pas dyshimeve se kishte pasur keqadministrim të sektorit të vizave gjatë udhëheqjes së ambasadës nga Giffoni. Për më keq, autoritetet italiane vlerësuan se keqadministrimi ishte bërë për favor të një politikani të dyshimtë kosovar.

“Insajderi” ka siguruar procesverbalin e kësaj seance dëgjimore, ku tregohen dyshimet e shtetit italian për ish-deputetin, Ukë Rugova.

“Burime të ndryshme dhe të besueshme, brenda dhe jashtë zyrës italiane në Kosovë (të dyja konsiderohen si konfidenciale), na njoftuan për klanin e udhëhequr nga Ukë I. Rugova, djalin e ish-Presidentit të Republikës, Ibrahim Rugova”, thuhet në këtë procesverbal.

Këto burime, sipas këtij dokumenti, i kishin thënë autoriteteve italiane se Ukë Rugova dyshohet se është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, armës dhe kontrabandimit të mallrave.

Në këtë dokument tregohet arsyeja se pse ishin mbledhë informacione për Ukë Rugovën. Arsyeja kishte të bënte me vizat e lëshuara nga ambasada italiane në Prishtinë.

Giffoni, më 26 maj të vitit 2014, ishte ftuar në seancë dëgjimore nën dyshimet se i kishte shërbyer klanit të udhëhequr nga Rugova.

“Qëllimi i takimit është pjesa gojore e procedurës disiplinore të iniciuar kundër ambasadorit M. L. Giffoni, për të cilën Drejtori i Përgjithshëm për Burime dhe Inovacion ka emëruar Bordin Disiplinor”, tregohet në këtë dokument.

Giffoni kishte mohuar se kishte qenë në shërbim të klanit të udhëhequr nga ish-deputeti, Ukë Rugova.

Kishte thënë se vetëm ka ndihmuar familjen Rugova duke i favorizuar në dhënien e vizave me procedurë të shpejtë. Por, sipas tij, ishte Florian Petani ai që e mashtroi duke ia prezantuar një rreth të gjerë të njerëzve si anëtarë të familjes Rugova.

Por versioni i Giffonit nuk kishte qenë shumë bindës për eprorët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kishin marrë vendim që ta shkarkonin nga pozita e ambasadorit të shtetit italian në Kosovë.

Për parandalimin e këtij vendimi, nuk kishin qenë të mjaftueshme as lutjet e tij për mos dëmtim të imazhit të një njeriu që ka shërbyer me vite të tëra me besnikëri ndaj shtetit italian.

Ukë Rugova, shoqëri të afërt me të dënuarin me burgim për trafik të drogës

Përveç dyshimeve nga shteti italian për përfshirje në trafik të drogës, Ukë Rugova, bazuar në dëshmitë e dosjes ‘Grande’, ka miqësi të afërt me një të kërkuar nga Interpoli, i cili ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Është Izet Beqiri, i bashkakuzuar me Ukë Rugovën si drejtues e mbikëqyrës i grupit të akuzuar kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash nga njerëzit që kishin nevojë të pajiseshin me Viza Shengen.

Ukë Rugova e Beqiri në intervistat e dhëna para hetuesisë i kanë mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ndërkaq Beqiri është kërkuar vazhdimisht nga autoritetet italiane, nëpërmjet Interpolit për ta vuajtur dënimin me burg në Itali, por nuk kanë arritur ta kapin.

Që të dy, Rugova e Beqiri, do të dalin para gjyqit gjatë vitit të ardhshëm për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Përveç tyre, para gjyqit do të dalin edhe tetëmbëdhjetë të tjerë që akuzohen se u kanë shërbyer dy bosëve të tyre, Rugovës e Beqirit.

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Hiqeni bredhin menjëherë pas Vitit të Ri, sepse ndjell fat të keq !

Hiqeni bredhin menjëherë pas Vitit të Ri, sepse ndjell fat të keq !

Kjo është aktorja më e paguar për të vitin 2016

Kjo është aktorja më e paguar për të vitin 2016

PD dhe LSI bëhen bashkë, i rrëzojnë Vangjush Dakos buxhetin 2017

PD dhe LSI bëhen bashkë, i rrëzojnë Vangjush Dakos buxhetin 2017

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com