Është shtyrë seanca për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake.
Dyshohet se gjyqtari Çela është me leje të zakonshme.
Kujtojmë se në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit.