Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi me gazetarët, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me dosjen “5D”, ku janë nën akuzë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
I pyetur nëse SPAK ka regjistruar emra konkretë në hetimin e nisur disa muaj më parë për abuzimet me fondet e projektit IPARD në Shqipëri, përsëri Dumani nuk ka preferuar të përgjigjet.
Kujtojmë se GJKKO miratoi në mars të këtij viti 3 masa sigurie “arrest me burg”, për Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushën, ish-Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qaton, ish-Drejtor Inspektoratit së Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë.
Gjithashtu miratoi 6 masa të tjera sigurie “detyrim paraqitje”.