Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, socialisti Jurgis Çyrbja është thirrur sërish sot në SPAK.
Mësohet se ai është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:55.
Çyrbja dorëzoi dje mandatin e deputetit të PS.
Ky vendim erdhi pasi ai u paraqit në SPAK, ku dëshmoi për disa orë në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.