Që kur London, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços erdhi në jetë 6 muaj më parë, të gjithë u bën kurioz për të parë fytyrën e tij. Por çifti është treguar gjithmonë shumë diskret në këtë çështje. Por duhet të vinte mini ditëlindja e London që Sara të prezantote fytyrën e tij.
Ditën e sotme London feston 6 mujorin ndërsa Ledioni ka ditëlindjen dhe kështu çifti është nisur në një udhëtim drejt “Disneyland”, Paris. Sara nuk i ka rezistuar dot tundimit për të publikuar një foto me vogëlushin e saj i cili edhe pse jo në pamje ballore, përsëri arrihet të dallohet një pjesë e fytyrës.