Arben Çeliku, Mjeku i Kombëtares shqiptare, ka dhënë dje dorëheqjen nga kjo detyrë.
“Panorama Sport” zbuloi dje përmes një “emaili” dërguar drejtuesve të FSHFsë se Çeliku ka njoftuar për largimin e tij, pa dhënë arsye konkrete.
Dorëheqja ka qenë e papritur për krerët e institucionit të futbollit, të cilët kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar për vendimin e mjekut.
Ortopedi i njohur ka qenë nga muaji maj i vitit 2008 në detyrën e mjekut të Kombëtares. Ai së fundmi ka qenë i angazhuar edhe në Europianin e Francës, i cili ka qenë edhe kulmi për të gjithë pjesëtarët e ekipit kuqezi.