Ka dhënë dorëheqjen nga detyra Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Burimet bën të ditur për Opinion.al se kryebashkiaku është dorëhequr mbrëmjen e sotme. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende. Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin.
Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin. Kujtojmë se Ermal Dredha është kritikuar shumë herë nga Kryeministri Edi Rama për probleme të ndryshme në qytetin e Vlorës.
E fundit ishte javën e kaluar, në takimin e Ramës për Operatorin Kombëtar të Ujit. Kryeministri tha se Ujësjellësi i Vlorës, që është në varësi të bashkisë, ka probleme të mëdha me menaxhimin.