Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëhiqen 80 gazetarë, mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

2020/07/25 at 2:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëhiqen 80 gazetarë, mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet. Kritikët i tremben vënies së nën kontroll nga qeveria e Orbanit të portalit online. Mijëra vetë dolën në Budapest të protestojnë.

“Index qëndronte për lirinë e shtypit dhe ideve. Boshllëkun që do të lerë ai nuk do ta mbushë dot asnjë medium tjetër”, thotë Bálint Honos. Hungarezi i ri është një nga rreth 10.000 vetë që të premten në mbrëmje protestuan në Budapest kundër influencës së qeverisë ndaj mediumit më të madh të pavarur në vend. Edhe Luca Jelli është mes demonstruesve. „E para gjë që bëj në mëngjes është leximi i Index-it”, thotë ai. “Jam shumë i trishtuar për atë që po ndodh këtu.” Kolona e protestës u formua në afërsi të redaksisë së Index-it. Prej andej protestuesit vazhduan rrugën përgjatë Danubit deri para selisë së kryeministrit, Viktor Orban. Rrugës duartrokitje për punën e gazetarëve të portalit dhe thirrje për solidaritet. “Ne jemi me ju”, “Vend i lirë, media të lira ».

Më shumë se 80 gazetarë të Index-it dorëhiqen

Arsyeja e protestës lidhet me largimin nga detyra të kryeredaktorit të Index-it, Szabolcs Dull të mërkurën (22.7.2020). Në fund të qershorit ai kishte publikuar një artikull, ku paralajmëronte nga ndikimi në rritje tek Index i pronarëve të afërt me qeverinë. “Të mërkurën në fjalën e lamtumirës, Dull tha se “Index është një fortesë, që ata duan ta shkatërrojnë.” Pas largimit të Dull nga detyra, redaksia e Index-it u solidarizua me kryeredaktorin dhe kërkoi kthimin e tij në detyrë. Por drejtorët nuk reaguan. Të premten më shumë se 80 vetë gazetarë ofruan largimin nga detyra, si edhe zëvendëskryeredaktorja, Veronika Munk. Ajo u shpreh, se do të krijojë një medium të ri me ish-gazetarët e redaksisë së “Index-it”.

Përpjekja për influencë zgjat me vite

Me rreth 1,5 Milionë klikime të faqes në ditë, tek një popullsi me 10 milionë banorë, Index është mediumi më i lexuar në Hungari. Prej vitesh qeveria e Orbanit përpiqet të ndikojë në raportimin kritik që i bëhet qeverisë nga portali i internetit. Para tre vitesh ky portal u vu nën pronësi të pronarëve të afërt me partinë e Viktor Orbanit, Fidesz. Një fondacion i krijuar do duhej të garantonte pavarësinë e Index-it. Por në mars biznesi i reklamave u shkëput nga portali dhe u vendos nën kontrollin e pronarëve. Para një muaj, pronarët kërkuan nga fondacioni, bordi drejtues dhe redaksia një raportim më miqësor ndaj qeverisë, gjë që çoi në prishjen me kryeredaktorin, Dull dhe në fund me të gjithë redaksinë.

Marrja nën influencë e mediave kritike ka traditë

Vitet e kaluara, qeveria e Orbanit i ka vënë nën kontroll gati të gjitha mediat kritike. Analistët vlerësojnë, se gati 90% e mediave ndodhen nën kontrollin e qeverisë. Kritikët tremben, se Index-i do të vendoset tërësisht në linjën e qeverisë, sipas një modeli të njohur: Fillimisht pronarë të afërt me qeverinë e partisë Fidesz blejnë mediat kritike. Më vonë ato ose sillen në linjën e partisë, Fidesz ose mbyllen. Në vitin 2015 ndërroi në këtë mënyrë pronar, portali Origo, i njohur si kritik ndaj qeverisë – sot ai konsiderohet si zëdhënës i qeverisë së Orbanit. Një vit më vonë brenda natës u mbyll gazeta më e madhe ditore hungareze, Népszabadság. Radiotelevizioni publik qëndron që nga viti 2010 nën kontrollin shtetëror. Shumica e radiove e televizioneve private janë nën pronësi të pronarëve të afërt me Fidesz. Në listën e lirisë së shtypit të “Reporterëve pa kufij”, Hungaria zë vendin e 89 nga 180 vende./ DW

Ju sugjerojmë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

10 Korrik, 2025 8:05 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes

10 Korrik, 2025 7:51 pm
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
Bota

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

10 Korrik, 2025 7:42 pm
Para
Legjenda e Barcelonës infektohet me Covid

Legjenda e Barcelonës infektohet me Covid

Rritja e rasteve të reja, Katalonja mbyll lokalet e natës

Rritja e rasteve të reja, Katalonja mbyll lokalet e natës

Hapja e kufijve me BE, Shqipëria mbetet jashtë pas rritjes së rasteve

Hapja e kufijve me BE, Shqipëria mbetet jashtë pas rritjes së rasteve

TE FUNDIT

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
10 Korrik, 2025

Së fundmi në Theth ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Gazetarja Emi Kalaja bëri një raportim...

Lexo më shumë

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
10 Korrik, 2025

Një vatër e re zjarri ka përfshirë hapësirat masive kodrinore në fshatin Gosë të Kavajës, duke prekur ullishtet e zonës....

Lexo më shumë

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
10 Korrik, 2025

  Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com