Armando Cungu është dorëhequr si trajner i Laçit. Shkodrani e mori këtë vendim të menjëhershëm duke e lënë ekipin pas 1 viti e gjysmë. Cungu e mori drejtimin e skuadrës kurbinase verën e 2014 dhe arriti të fitonte dy trofe, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Sukseset e tij sollën një tjetër pjesëmarrje në Europa League, por që zgjati vetëm 1 tur.
Largimet nga skuadra të lojtarëve dhe dëmtimet e shumta bënë që kampionati i Laçit të ishte me ndalesa, pasi ka humbur pikë duke patur shumë barazime. Kurbinasit ndodhen në vendin e gjashtë në Superligë 5 pikë larg zonës së kupave të Europës. Armando Cungu pritet të marrë një tjetër ekip të Superligës, por kjo do të qartësohet brenda pak ditësh.