David Cameron do të largohet nga 10 Downing Street të mërkurën/ – nënëtë javë më përpara nga ajo që ishte planifikuar pas një tjetër dite befasuese në Westminster, ku udhëheqësi i Tory u ra shkurt.
Ai do t’ia dorëzojë çelësat e shtëpisë N0 10 Theresa May, e cila u shpall si kryetarja e re pasi rivali i saj Andrea Leadsom u tërhoq nga gara, raporton mapo.
Çuditërisht, Kryeministri në largim u kap nga mikrofonët duke kënduar një melodi me zë të ulët pasi po kthehej në ndërtesë Numër 10.
Nuk është ende e qartë se cioa ishte melodia që po këndonte, por disa thonë se ishte kolona zanore dramës televizive amerikane “The West Wing”, ndërsa disa të tjerë thonë se ishte Winnie-the-Pooh.