Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Vuçeviçit mund të mos i ndalë protestat në Serbi

2025/01/28 at 4:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqja e Vuçeviçit mund të mos i ndalë protestat në Serbi

Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dhënë fund protestave që kanë përfshirë këtë vend prej incidentit të nëntorit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e shembjes së një cope të madhe betoni kanë vdekur 15 persona.

Ndonëse dorëheqja e Vuçeviçit ka qenë ndër kërkesat fillestare të protestuesve, ata e kanë avancuar pozicionin me kalimin e kohës.

Në fillim, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçeviçit dhe kryetarit të Novi Sadit, Millan Gjuriç. Edhe Gjuriç ka dhënë dorëheqje më 28 janar.

Pavarësisht këtyre dorëheqjeve, studentët kanë paralajmëruar protesta të reja. Përmes një postimi në Instagram, përfaqësuesit e studentëve kanë thënë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Njoftimi për dorëheqje është bërë pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 27 janar, se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar. Kështu, Vuçiq duket se ka tentuar t’i ulë tensionet, ndonëse protestat janë zgjeruar secilën herë e më shumë.

Në natën mes 27 dhe 28 janarit, protestuesit janë përkrahur nga bujqit, të cilët kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë kryesore të kryeqytetit serb, Beogradit. Me kalimin e kohës, zemërimi për vdekjet në Novi Sad është zgjeruar me kërkesa tjera.

Protestuesit kanë thënë se nuk janë të interesuar në politikë dhe nuk i shohin dorëheqjet si problemin kryesor. Ata insistojnë që institucionet serbe të punojnë siç duhet.

“Ne do të dëshironim të jetonim në një shtet ku çdo institucion mund të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa korrupsion apo presion të jashtëm”, ka thënë studentja universitare, Jana Llomiq në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Shumë studentë kanë qëndruar në tenda përgjatë natës.

Ata e kanë mbështetjen e partive opozitare të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Qeveria do të dorëzojë kërkesë për votëbesim në parlament më 29 janar. Opozita ka thënë se kjo është kërkesë e vjetër dhe që mbështesin pozicionin e studentëve.

Ata i kanë katër kërkesa kryesore:

publikimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me rindërtimin e stacionit në Novi Sad, meqë ka shqetësime për korrupsion,
hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve që janë arrestuar në nisje të protestave,
ndjekjen penale të njerëzve që kanë sulmuar studentët në protesta, dhe
rritje prej 20 për qind të fondeve qeveritare për universitetet shtetërore.
Qeveria e ka miratuar në dhjetor rritjen prej 20 për qind në buxhetin e vitit 2025.

Vuçiç ka thënë se të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me rindërtim të stacionit hekurudhor tashmë janë bërë publike. Por, presidenti serb e ka bërë këtë deklaratë edhe më herët dhe është hedhur poshtë nga disa protestues.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata dhe bashkëpunim, por nuk duam që askush të luajë me neve, dhe është e qartë se kjo ka ndodhur për dy muaj”, ka thënë Nikolla Mutavxhiq, student i Juridikut, që ka marrë pjesë në bllokadën 24-orëshe të trafikut në Beograd, më 27 janar.

Vuçiç ka thënë se do të pezullohen edhe akuzat kundër protestuesve dhe që 37 individë po përballen me procedura penale për sulmet ndaj studentëve.

Është e paqartë nëse të gjitha akuzat do të pezullohen, edhe nëse sulmuesit e dyshuar do të përballen me drejtësinë.

Lëvizja e studentëve nuk ka liderë. Ata i marrin vendimet me shumicë votash.

Nuk është e qartë edhe se çfarë do të ndodhë në parlament më 29 janar. Një votëbesim, kur kryeministri veçse ka dhënë dorëheqje, duket vendim pa ndonjë rëndësi, dhe ka pak mundësi që të ulë zemërimin publik.

“Me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet i gjithë kabineti, prandaj në terma praktikë nënkuptohet që e gjithë Qeveria ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Vuçeviç më 28 janar.

Kabineti qeveritar pritet të takohet në pasditen e 28 janarit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, Qeveria do të jetë në pushtet edhe për 30 ditë, derisa të miratohet përbërja e re qeveritare nga parlamenti.

Nëse diçka e tillë nuk ndodh, Vuçiq duhet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

Partitë opozitare kanë bërë thirrje për formim të një qeverie të përkohshme, diçka që është hedhur poshtë nga Partia Progresive Serbe e Vuçiçit./rel

Ju sugjerojmë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
Para
Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas mbërrin në Katedralen Ortodokse

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas mbërrin në Katedralen Ortodokse

Edi Rama për mbylljen e TikTok: Kemi rëndë dakord me kompaninë që…

Edi Rama për mbylljen e TikTok: Kemi rëndë dakord me kompaninë që…

Pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Presidentit Trump

Pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Presidentit Trump

TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com