Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e zyrtarëve serbë të policisë kosovare.
Në një postim në rrjetet socialë, Osmani shkruan se si rezultat i “kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme” nga Beogradi, kanë dhënë dorëheqje zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.
“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e [ish-udhëheqësit serb Sllobodan] Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në “Twitter”.
Kujtojmë se sot, diplomatët ndërkombëtarë, të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës./Opinion.al