Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas largimit të gjykatësve dhe prokurorëve, për mospranimin e vettingut. Në profilin e tij Rama është shprehur i bindur se kjo është një rënie e drejtësisë së vjetër, që ishte tërësisht e kapur nga politika.
Ai ka përshëndetur këto largime dhe ka thënë se “Drejtësia e Re”, nuk mund të kapet dot si “Drejtësia e vjetër”.
“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie”, shkruan Rama./opinion.al