Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doni të dukeni e freskët?! Ja zgjidhja

2016/04/24 at 10:30 AM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Doni të dukeni e freskët?! Ja zgjidhja

Nëse keni filluar të ndjeni “fikjen” e pamjes suaj, disa rrudha që shtohen bashkë me shqetësimet dhe humbje të shkëlqimit të fytyrës e flokëve, mos u alarmoni. Thjesht, jeni harruar pas aktiviteteve të përditshme e nuk i keni falur vetes kohën për të cilën keni nevojë. Duhet të kini parasysh që pushimi dhe qetësimi juaj i brendshëm mendor e shpirtëror ndikon shumë dhe në pjesën tuaj të jashtme, duke ju bërë të dukeni shumë më të lodhur dhe të mplakur. Këtu do të gjeni këshilla të vlefshme, që nga trajtimi i duarve, flokëve, fytyrës, të cilat do t’ju mësojnë sesi ta rifitoni freskinë që keni humbur.
Rregulloni orarin e gjumit
Shkoni në shtrat 15 minuta më herët se zakonisht për 4 net me radhë, kurse në mëngjes zgjohuni 20 minuta më herët. Shijojini këto momente të lira pa bërë asgjë, kështu rregulloni ekuilibrat që ju bëjnë të ndiheni të lodhur në mbrëmje. Flini përsëri dhe zgjohuni në orarin e ri që keni vendosur.
Shkarkoni tensionin e ditës
Bëni banjë 1 orë para se të shkoni në shtrat. Pa dyshim që do të ndiheni të qetësuar. Çlodhja e trupit në temperaturën e ujit do ju ndihmojë të bëni gjumë të rehatshëm.
Kushtojini shumë vëmendje qafës, është e rëndësishme
Rrudhat e qafës janë një problem shqetësues për shumë femra. Ato janë të prirura t’ju tradhtojnë edhe më shpejt se rrudhat e fytyrës. Përdorni kremrat e duhur për t’u dukur më e re. Trajtimi më i mirë është kremi parandalues për mbrojtje nga dielli, me të cilin duhet të lyejeni çdo ditë. Nuk është e nevojshme të blini krem specifik për qafën, nëse ai i fytyrës është i duhuri, përdoreni dhe në pjesën tjetër.
Flokët e bukur ju rinojnë
Me kalimin e viteve flokët e humbin bukurinë, ashtu si fytyra dhe lëkura juaj. Lajini ato me shampon e duhur, e cila rrit volumin e tyre dhe më pas trajtojini me një krem zbutës që ta lehtëson krehjen.
Kujdes!
Nëse doni të keni flokë sa më të drejta, krehja duhet të fillohet nga majat, asnjëherë nga rrënjët. Më pas thajeni flokun tuaj pjesë-pjesë; vendosni pjesën e sipërme në piastër dhe tërhiqeni lehtë drejt fytyrës. Kështu bëni dhe me pjesët e tjera. Pasi të keni mbaruar, uleni kokën poshtë, shkundini flokët, duke kaluar gishtat ndërmjet tyre.
Kujdesuni për duart
Duart ju tregojnë më të re, nëse i trajtoni ato. Bizhutë fine që kombinojnë me veshjen, thonjtë e lyer, qoftë edhe me një shkëlqyes, i tregojnë më të bukura duart tuaja. Duart mund ta tregojnë moshën tuaj më shumë se fytyra. Trajtojini ato me krem çdo ditë. Lyejini gishtat me ngjyra që ju tregojnë më të re, jo të ngarkuara, jo ngjyra të errëta apo të ndezura. E kuqja e lehtë, e portokalltë duket bukur në thonjtë e shkurtër. Mos e ngatërroni me të kuqen e zënë e të ndezur. Do të dukeni shumë bukur, nëse i lyeni me rozë të ëmbël ose thjesht shkëlqyes, për të qenë natyralë.
Rrëmbejini një orë aktivitetit tuaj të përditshëm për të pushuar
Kjo praktikë quhet bukuria e pushimit. Nëse kryeni një aktivitet të lodhshëm çdo ditë dhe jeni mësuar të flini pak, mos u lodhni kot të gjeni arsyet se pse poshtë syve keni rrathë të zinj. Shumë shpejt ata do ta pasqyrojnë më tepër stresin dhe lëkura juaj do humbasë shkëlqimin.




Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
Foto/ Shikoni si dukej Flaka Krelani kur këndonte krah Rita Orës

Foto/ Shikoni si dukej Flaka Krelani kur këndonte krah Rita Orës

Berisha thirrje për armatosje, reagon Ema Andrea: “Turp të kesh fashist”

Berisha thirrje për armatosje, reagon Ema Andrea: "Turp të kesh fashist"

Tenderat/ Thirret në Prokurori zv/ministri i Shëndetësisë

Tenderat/ Thirret në Prokurori zv/ministri i Shëndetësisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com