Ndonëse deri tani kryeson garën e republikanëve për president, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në debatin e fundit të kandidatëve të partisë së tij, para zgjedhjeve paraprake në Ijova, javën e ardhshme.
Ai tha se e ka marrë këtë vendim, pasi mendon se nuk do të trajtohet me drejtësi nga njëra prej moderatoreve të debatit, Megyn Kelly, e rrjetit Fox News.
Trump ka krijuar “armiqësi” me gazetaren Kelly që prej një debati të muajit gusht, kur ajo i kërkoi shpjegime përse kishte bërë disa herë komente denigruese për gratë.