Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka deklaruar se vrasja e një njeriu me ngjyrë nga Policia në Milwaukee, ishte e justifikuar.
Vrasja e Sylville Smith, në pjesën afrikano-amerikane të qytetit, ka çuar në protesta, të cilat janë mbajtur të shtunën.
“Ne duhet t’u bindemi ligjeve ose nuk do të kemi shtet”, ka deklaruar Trump.
Një varg i të shtënave fatale të Policisë, ka nxitur demonstrata në të gjithë SHBA-në.
Protestuesit thonë se Policia është gjithherë e gatshme që të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër afrikano-amerikanëve.
Sipas Policisë, Smith ishte qëlluar, për shkak se ai po mbante një armë pa leje, të cilën refuzonte ta largonte