Donald Trump nënshkroi sot një projektligj që impononte sanksione të reja ndaj Rusisë, e firmosur nën presionin e partisë së tij. Mesa duket marrdhëniet e ngrohta me rusinë vetëm do e ‘dëmtonin’ pushtetin e presidentit të SHBA-së.
Legjislacioni synon të ndëshkojë Moskën për ‘ndërhyrje’ në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe për agresionin ushtarak në Ukrainë dhe Siri, pasi Vladimir Putin ka mbështetur presidentin Bashar Assad. Ajo gjithashtu imponon sanksione financiare kundër Iranit dhe Koresë së Veriut.
Moska iu përgjigj Shtëpisë së Bardhë me një letër dërguar javën e kaluar, Vladimir Putin-it, e cila shprehte vendimin paraprak se Trump kishte për qëllim të nënshkruante ligjin, duke urdhëruar një ulje të numrit të diplomatëve të SHBA në Rusi.
Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të vetmit që kanë komentuar vendimin e presidentit, pasi nënshkroi projekt-ligjin, të mërkurën në mëngjes. Zyrtarët flisnin me kusht anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht përpara deklaratës zyrtare.