Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një kthesë të papritur teksa ka hequr dorë nga një prej premtimeve më të mëdha gjatë fushatës së tij.
Ai tha se do ta zhbënte reformën në shëndetësi të bërë nga Obama dhe më këtë premtim mori shumë vota.
Por pas takimit me Obamën, raporton “The Independent”, Trump ka thënë se nuk do ta zhbëjë “Obamacare”.
Ai tha se do të bëjë disa ndryshime por nuk do ta ribëjë atë skemë që është kritikuar kaq fort.