Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu është parë të hyjë në zyrën e Kryeministrit Edi Rama me të cilin po zhvillon një takim.
Takimi po mbahet në ambientet e selisë së qeverisë.
Nuk dihen ende arsyet e këtij takimi, por besohet se bëhet fjalë për zhvillimet e fundit politike në vend, si ligjet për reformën në drejtësi dhe miratimi i ligit për importin e mbetjeve.