Zona e ‘Don Bosko’-s deri në afër Zogut të Zi është pa energji elektrike. OSHEE bën të ditur se firma që po punon për bulevardin e ri është e papërgjegjshme dhe ka dëmtuar fidrin që furnizon këtë zonë. “Brigatat e OSHEE janë duke punuar për një rikthim sa më të shpejtë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.