Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dollari zbret në tregun vendas në pikën më të ulët në 6 vjet

2020/08/20 at 8:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dollari zbret në tregun vendas në pikën më të ulët në 6 vjet

Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fundit në tregun vendas. Sot, një dollar u kumbye me 103.82 lekë, me një rënie prej 0.29 lekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët në 6 vjet, që nga fundi i korrikut të vitit 2014, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e dollarit në tregun vendas lidhet me nënçmimin e tij kundrejt euros në tregjet ndërkombëtare, por edhe me faktin se rritja e monedhës së përbashkët në bursa nuk po reflektohet në tregun vendas.

Ndonëse në bursa euro arriti në 1.19 dollarë, niveli më i lartë në gati tre vjet, në tregun vendas ajo ishte në rënie të lehtë. Monedha e përbashkët u këmbye me 123.8 lekë, me një rënie prej 0.02 lekësh në raport me ditën e mëparshme.

Si rrjedhojë, në mënyrë që të ruhen raportet e kryqëzuara me bursat ndërkombëtare, kjo sjellje është reflektuar në një tkurrje më të fortë të dollarit në tregun vendas.

Aktorët e tregut pohojnë se euro mbetet e nënçmuar në vend, pavarësisht rritjes së saj në bursa, për shkak të efekteve sezonale, të cilat ndonëse të dobëta, për shkak të kufizimit të turizmit dhe ardhjes së emigrantëve nga pandemia, po ndihen edhe gjatë këtij gushti.

Dollari bie në nivelin më të ulët në 27 muaj në bursa

Në bursat ndërkombëtare, dollari ra më tej të mërkurën, duke u luhatur afër nivelit më të ulët në 27 muaj, pasi një vale shitjeje në bursën e  Wall Street, që iu shtua presioneve mbi monedhën pas tensioneve të tregtisë mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Marshall Gittler, kreu i departamentit të investimeve në BDSwiss Group, tha se ka dyshime lidhur me progresin e SHBA-ve për kontrollin e përhapjes së COVID-19, shqetësimeve për bisedimet tregtare Kinë-SHBA ndërsa ka dilema nëse Kongresi do të arrijë të miratojë një tjetër paketë lehtësuese. Të gjitha këto po peshojnë mbi dollarin.

Euro ka qenë përfituesja kryesore nga dobësimi i dollarit, duke u forcuar me 6% kundrejt dollarit, që nga fundi i qershorit Monedha u rrit me 0.1% hgjatë ditës, duke qëndruar mbi $1.19./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Arrestohet i riu nga Elbasani, transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Ndalohet mjeti me 4 emigrantë, me 200 euro iu ishte premtuar kalimi në BE

Qëllohet me armë zjarri një polic në Tropojë

Armë dhe 900 fishekë në banesë, arrestohet 54-vjeçari në Lazarat

Maqedonia e Veriut: Probleme të vjetra, qeveri e re

Maqedonia e Veriut: Probleme të vjetra, qeveri e re

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com