Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doli në përgjime, merret në pyetje deputeti socialist

2019/06/22 at 1:53 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Doli në përgjime, merret në pyetje deputeti socialist

Për më shumë se dy orë deputeti socialist Ilir Ndraxhi është marrë në pyetje në Prokuroria e Krimeve të Rënda. Emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, të dosjes 339.


Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

PËRGJIMI 2  (28 mars 2017)

SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.

Avdylaj- Alo

Kryetari- Hë mo

Avdylaj- Si je kryetar

Kryetari- Si ke qenë ti

Avdylaj- Mirë faleminderit, ça po bo

Kyetari- Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek

Avdylaj- Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?

Kryetari- Po

Avdylaj- Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo

Kryetari- Po po, të dëgjoj, po po

Avdylaj- Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë

Kryetari- Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.

Avdylaj- Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton

Kryetari- Pa merak

Avdylaj- Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton

Kryetari-Ee mirë,

Avdylaj-Alo ca the

Kryetari- Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak

Avdylaj- Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?

Kryetari- Po po

Avdylaj- Mirë, pra faleminderit mirupafshim

Kryetari- Hajt hajt ciao

PËRGJIMI 3

SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM-  Astrit Avdylaj- Arjan Ndraxhi (vëllai i Ilir Ndraxhit, deputeti socialisti i Shijakut në Parlament) Astrit Avdylaj kreu i grupit Kriminal në Shijak telefonin Arjan Ndraxhin, vëllai i Lirit (Ilir Ndraxhi), deputeti i ardhshëm i PS në parlament .

Klani kriminal Avdylaj i ka kërkuar kryeministrit Rama, nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve të PS për Durrësin. Në këtë bisedë bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart) për tu konfirmuar si kandidat i PS. Më tutje Astritoi zotohet se ata do të punojnë shumë fort që të mund të surprizojnë të gjatin (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për Durrësin duke përfaqësuar interesat e klanin kriminal në këmbim të suportit maksimal ndaj fushatës së PS në Durrës. Elton Arbana, atëherë kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut është i përmendur gjithashtu në bisedë si kandidat për deputet që klani kriminal Avdylaj është duke punuar që të futet në listën e PS, pasi renditja që ata diskutojnë për të nuk është shumë e favorshme (I 10-ti ose 11-ti).
Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk ishte i përfshirë në listë por iu premtua diçka më e mirë. Elton Arbana është sot kandidati për bashkinë e Shijakut për PS, për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit 2019.

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Tito, të rujt zoti, mirë ça bone

Avdylaj: Mirë si je, çkemi ,

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Mirë, mirë

Avdylaj: Ça bohet

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Hiç mo mir, ja ktu me çunin. Ça bën, mirë jeni?

Avdylaj: Hiç vallai, mirë mo kalojmë, vallai mo t mora për qejf, a e kanë thirr gjo, a naj gjo a akoma

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Për ku

Avdylaj: A I kanë bo naj thirrje , naj gjo vëllait apo jo

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Jo more, ai pret që të takohët me ty, po dje skeni qene, ska qene jupi a nuk e di. Ai tha, ka fol Juli, do vi nesër. Mori në darkë e tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdylaj:Po

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Edhe pastaj do u takonte me atë, me vangjushin në fakt do takohen për punë punë, si I thonë ata, si me I ra nga puna

Avdylaj: Ok ok, mirë, jo unë po pres me I fjalë nesër pasnesër më tha mu ai kupton, unë tha e kam, më I fjalë, e kena në xhep si me thonë, e kupton vëllain tat

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Po po

Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25,ishte dhe eltoni aty, eltonin e vuni o të 10-tin o të 11-I tha Eltonit, arbanës

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Elton Arbanës ë? e po mir mir

Avdylaj: Unë jam duke punu ktu me i fjalë ke lagja ime, mes njerëze me i fjalë. Nuk kam dal najher në Pazar, po jam duke taku njerëz , çdo njëri që jam duke ashu. E kam e kam shumë shumë kshu, dhe du tjemi shumë të nderum dhe ke ai sipër që du të na shofi më një kshu.

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Eshtë e vërtetë, është e vërtë

Avdylaj: Du ti japim i 10-tshe me zero që dhe ai vetë të habitet

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Boji i telefon Julit, mos shkoni me pi kafe aty te puna kur t ashu

Avdylaj: Mir pra rob zoti

Vëllai i Ilir Ndraxhit-E

Avdylaj: Mir

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Ti e ke numrin e julit

Avdylaj: Po e kam, Jo jo se e boj vet pa merak, hajde pra gjithë t gjith t mirat

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Shumë faliminderit

Avdylaj: Ça flet re

Vëllai i Ilir Ndraxhit: Ja kalofsh mirë



Ju sugjerojmë

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

3 Korrik, 2025 11:41 am
Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
Sport

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

3 Korrik, 2025 11:29 am
I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
Kronikë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

3 Korrik, 2025 11:21 am
“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
Aktualitet

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

3 Korrik, 2025 11:12 am
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Rajoni

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

3 Korrik, 2025 11:09 am
“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..
Aktualitet

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..

3 Korrik, 2025 11:03 am
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

Identifikohet drejtuesi i “Audi Q8″, ishte i shpallur në kërkim për…

3 Korrik, 2025 10:59 am
Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj
Aktualitet

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

3 Korrik, 2025 10:46 am
Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë
Sport

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

3 Korrik, 2025 10:42 am
Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..
Aktualitet

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

3 Korrik, 2025 10:34 am
Para
Patozi: Protesta e opozitës, një marrëzi. Meta do marrë përgjigje me votë

Patozi: Protesta e opozitës, një marrëzi. Meta do marrë përgjigje me votë

Media greke: Rama po ndërton resort në pronat e minoritarëve në Himarë

Sekuestrohet hoteli në ndërtim në Himarë

KQZ miraton fletën e votimit, kandidati i BD-së i pari, Veliaj i dyti

KQZ zhvendos në hotel KZAZ-në e Kukësit
















TE FUNDIT

Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
3 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin te kompania Bankers Petroleum Albania Ltd. Organi i akuzës thotë se...

Lexo më shumë

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
3 Korrik, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të futbollistit të Liverpoolit se Diogo Jota në një aksident me...

Lexo më shumë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
3 Korrik, 2025

Dyshohet se i morën një shumë parash një shtetasi në Durrës, duke e kanosur me armë zjarri, identifikohen 4 shtetas....

Lexo më shumë

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
3 Korrik, 2025

Nis prezantimi i Raportit të Këshillit të Integrimit në Kuvend. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ritheksoi se pengesa e vetme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com