Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/Vëllai i Fatmir Xhafës, menaxher i trafikut të drogës 

2016/07/18 at 5:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Dokumenti/Vëllai i Fatmir Xhafës, menaxher i trafikut të drogës 

Vëllai i kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe të atij që po drejton Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ka qenë pjesë e një organizate që është marrë me trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmi bëhet me dije nga Syri.net, që shkruan se Agron  Xhafaj  ishte i përfshirë në një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, duke sjellë edhe akuzat e bera nga shteti fqinj mbi këtë cështje.


Fatmir Xhafaj i cili është vënë në krye të operacionit për të reformuar drejtësinë shqiptare, në fakt është akuzuar prej kohësh se i vëllai i tij ka qenë pjesë e një organizate të trafikimit të drogës sëpari nga Vlora në Itali e më pas organizata nisi të sjellë drogën nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

Më poshte po ju zbardhim akuzat dhe përshkrimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafajt (vëllait të kryetarit të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj) të zbardhur nga akt-akuza orgjinale e Prokurorisë së Leçes, me plot 7 akuza që rëndojnë mbi të. Për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, në vitin 2001, u përfshi edhe DEA (agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve) e cila më pas në bashkëpunim me Prokurorinë e Leces dhe atë të Venezuelës ndërmorën operacionin për arrestimin e grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e siguruar, nga Syri.net dhe që publikohet për herë të parë për publikun shqiptarë, janë plot 7 akuza konkrete që tregojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në këtë aktivitet kriminal i cili gjatë asaj kohe përeç përfshirjes në këtë aktivitet grup të strukturara të trafikut të drogës, drejtonte edhe një grup të vetin të shpërndarjes në zonën e Bolonjas.

Më poshtë lexoni të plotë akt-akuzën dhe 7 akuzat që përfshijnë Agron Xhafajn, vëllain e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj…

GJYKATA E LEÇES

Urdhër-arresti

Gjykatësja, dr, Laura Liguori lexon aktet në drejtim të:

  1. MURATAJ Besnik, alias MYRTAJ Besnik, i quajtur “Beso”, “Niku” ose “Anest”, lindur në 14.04.1976 ne Vlorë
  2. GERARDI Rino, lindru në Venezia
  3. KACI Maltin, i quajtur “Mali”, lindur ne Fier
  4. LO SASSO Paoli, alias ALBANO Paoli, lindur në Palermo
  5. MACI Altin, i mbiquajtur “MiU”, lindru në Vlorë
  6. MORELLO Antony, resident në Kanada
  7. MORELLO Frank, lindur në Montreal
  8. MURATAJ Gramos, lindur në Vlorë
  9. PAPA Fadil, alias HAXHIAJ Ndriçim, i quajtur “Cimi, lindur në Fier
  10. PIEKARNIAK Tomaz, i quajtur Tomas ose Tomek, lindur në Varshavë
  11. QEZI Ervin, i quajtur Vini, lindur në Fier
  12. SALI Edison, i quajtur Soni, lindur në Fier
  13. SEFERAJ Orges, i quajtur Geso ose Gesi, lindur në Vlorë
  14. SZAMBOROËSKI Adam, lindur në Poloni
  15. TORO Julian, i quajtur Luli, lindur në Vlorë
  16. XHAFAJ (alias XHAFAN) Argon, i quajtur “Goni” lindur në Shqipëri në 8.6.1975.

Të hetuar:

Murataj Gramos, Murataj Besnik, Lo Sasso Paolo, Maci Altin, Papa Fadil, Sali Edison, Seferaj Orges, Kaci Maltin dhe Xhafaj Agron, Morello Frank e Morrello Antony.

  1. a) Për krimin e artikullit 76 DPR n.309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që merrej me trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së: në një vecanti, fillimisht Murataj Besnik dhe vëllai i tij Murataj Gramos nga Italia e Shqipëria, rakordonin me Lo Sasso Paolo me qëndrim në SHBA e me të cilin operonin Morello Frank e Morello Antony dhe të tjerë subjekte të ciltë kishin financuar operacionin, një trafik heroine mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përmes Italisë si dhe një trafik reciprok kokaine nga Amerika në Europë: Marrrëveshja parashikonte fillimisht shkëmbimin e e 50 kg heroninë me një sasi totale prej 300 kg të gatshme në një anije të ankoruar në Haiti, e më pas marrëveshja modifikohej me parashikimin e furnizimit të 40 kg heroinë, e pararendur me një kampion prej 1 kg të substancës që Morello Frank, i cili kishte mbërritur apostafat nga Amerika me detyrën e ngarkuar nga Morello Antony e Lo Sasso Paolo, do të tërhiqte nga Shqipëria me bashkëpunimin e Sali Edison, Papa Fadil e Maci Altin, por që do të arrestohej pikërisht në momentin e imbarkimit në Portin e Vlorës në drejtim të Brindisit. Për këtë arsye Murataj Besnik arriti te siguronte pas shumë takimesh me interlokutorë një të dërguari te grupit amerikan (i cili në fakt ishte një agjent i DEA-s nën koperturë) një kampion baraz me një kg heroinë që ishte siguruar nga Xhafaj Agron (i vëllai i Fatmir Xhafajt) dhe Seferaj Orges, e cila u dorëzuar në Firence nga këta të fundit tek Murataj Besnik, kjo ka ndodhur edhe në Lece, Venecia,Bolonja, Firence dhe në lokalitet jashtë Italisë të konfirmuara që në dhjetor të 2001-it.

 

Akuza e dytë

Murataj Gramoz, Murataj Besnik, Gerardi Rino, Maci Altin, Qezi Ervin, Papa Fadil, Piekarniak Tomaz, Sali Edison, Seferaj Orges, Xhafaj Agron

  1. b) Akuzohen për krimin sipas artikullit 74 DPR n. 309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që financonte trafikun ndërkombëtar të shpërndarjes së disa tipeve të ndryshme të susptancave narkotike (heroinë, marijuanë hashash). Papa Fadil siguronte lëndën narkotike në Shqipëri, duke siguruar edhe transportin detar deri në Salento, dhe pas një periudhe të shkurtër, lënda narkotike i dorëzohej disa të njohurve në vecanti në Venezia, ku vepronte Murataj Besnik i cili në bashkëpunim me Pierkarniak Tomaz i jepte sistematikisht lëndë narkotike Gerardi Rino dhe Qezi Ervin, të cilët më pas zhvillonin operacionin e shpërndarjes së drogës në Venecia, Treviso dhe në Bolonja ku vepronteAgron Xhafaj (i cili menaxhontë një rrjet të tijin të shpërndarjes së drogës sëbashku me Orges Seferaj), ndërsa në Parma vepronte Altin Maci dhe Edison Sali.

 

Akuza e tretë

Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Fadil Papa

  1. c) Akuzohen për veprën penale të artikullit 110 c.p dhe artikullin 73 DPR 309/90 pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, akuzohen për mbajtje të jashtëligjshme, importim në territorin e shtetit dhe transport në sasi të papërcaktuar të marjuanës. Në vecanti Fadil Papa, e zhvillonte trafikun duke përdoru territorin salentin, ndërsa Agron Xhafaj siguronte ose tërhiqte direkt lëndën narkotike nga Besnik Murataj në Provincën e Leces në 10.9.200.

 

Akuza e katërt

Besnik Murataj, Tomaz Piekarniak, Agron Xhafaj

 

  1. i) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 10 gramë heroinë në Venecia 4.11.2000.

 

Akuza e pestë

Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj

  1. l) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 40 gramë heroinë në Bolonja,dhe më pas Xhafaj ia jepte këtë lëndë Orges Seferajt për ta shpërndarë.

 

Akuza e gjashtë

Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj

  1. m) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit hashs, në vacanti Agron Xhafaj dhe Orges Seferi, merrte dhe i dorëzonte Besnik Muratajt përmes Tomaz Piekarniak, një sasi hashashi për ta shitur në Bolonja,.

 

Akuza e shtatë

Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Orges Sefereaj, Paolo Lo Sasso

  1. q) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike 1 kg heroinë, në veçanti Besnik Murataj sipas kërkesës së Paolo Lo Sasso, zotëronte dhe i dorëzonte përmes Agron Xhafajt dhe Orges Seferit, lëndën narkotike që i dorëzohej më pas një agjenti të DEA-s nën maskim në mes të një grupi kriminal nga Amerika e Veriut me detyrën për të transportuar blerësve amerikanë Lilian Guerrera, Vito Vizzi, Richard Gagne, Antonio Vizzi, Jaeck Michael e Deave Caron në Firence dhe në vende të tjera në 13.6.2001. (Syri.net)

 

dokumenti-xhafaj-700x387dokumenti xhafaj 1



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Vlahutin: Pranojmë ftesën e Metës, përgjegjësia për reformën,e shqiptarëve

Vlahutin: Pranojmë ftesën e Metës, përgjegjësia për reformën,e shqiptarëve

Ambasadori Amerikan pranon ftesën e Metës për bisedime 

Ambasadori Amerikan pranon ftesën e Metës për bisedime 

A ekziston më koalicioni PS – LSI? Të hënën Ilir Meta në “Opinion”

A ekziston më koalicioni PS - LSI? Sot Ilir Meta në "Opinion"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com