Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka rikthyer Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Opinion.al ka siguruar shkresën përmes së cilës, Bardhi i drejtohet kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, ku i bën të ditur revokimin e vendimit të mbledhjes së datës 15.01.2022, lidhur me deputetin Oerd Bylykbashi.
Kujtojmë se Bylykbashi u përjashtua nga Lulzim Basha në 15 janar te vitit 2022 nga grupi parlamentar i PD-së./Opinion.al