Godina e Gjykatës së Apelit Shkodër, me vendim të Këshillit të Ministrave, ka kaluar në administrim të Partisë Socialiste për degën vendore të rrethit Shkodër.
Lajmi është bërë me dije, nëpërmjet një vendimi, ku nënvizohet se kalimi në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Punëve të Brendshme, të pasurisë së paluajtshme me emërtim “Gjykata e Apelit Shkodër”, me qëllim pajisjen e subjektit “Partia Socialiste e Shqipërisë” me ndërtesë për degën vendore të Partisë Socialiste, qarku Shkodër.