Margaret Thatcher dhe kolegët e kabinetit të saj kishin një debat të jashtëzakoshëm mbi rreziqet e mundshme të mirëqënies morale të vendit, ndërsa po pranonin ekzistencën e seksit anal në vitin 1980.
Ardhja e epidemisë së AIDS-it në Britani kishte bindur ministrat nga viti 1986 se një aksion urgjent ishte i nevojshëm për të parandaluar përhapjen e HIV-it.
Një dokument i lëshuar nga Arkivat Kombëtare tregon se në atë kohë, sekretari për shëndetin, Norman Fowler ka propozuar në Shkurt të 1986, publikimin nëpër gazeta tëreklamave që promovojnë mbrojtjen ndaj rrezikut.
Dokumenti tregon se si duke përshkruar fushatën shëndetësore, Margaret Thatcher kishte shkruar:
“A duhet të ketë ndarje mbi llojet e rrezikshme të seksit?”
Kjo sepse nëpër gazeta flitej për seksin anal, si lloji më i rrezikshëm i seksit.
Theçer kërkoi një investigim nëse këto reklama thyenin kodin etik të reklamave. Kur morri përgjigjen ajo tha:
Unë qëndroj kundër pjesëve të caktuara të kësaj fushate. Janë reklama që do ti lexojnë të rinjtë, dhe nga të cilat do të mësojnë praktika që mund t’ju bëjnë dëm”.
Zoti Norman iu përgjigj mbrapsht: Nëse nuk ka informacion për seksin anal, me të cilin lidhen 85 përqind e rasteve të identifikuara me AIDS, reklama do ta humbasë besueshmërinë”