Komisioni Europian nuk i ka hapur plotësisht dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Në një kopje të progres-raportit të siguruar nga Opinion.al thuhet se “Rekomandohet çelja e negociatave me kusht zbatimin e reformës në drejtësi”.
Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn tha se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të qëndrueshëm për të përmbushur 5 prioritetet kyçe, duke vlerësuar miratimin në korrik të reformës në drejtësi. Hahn deklaroi se KE i jep Shqipërisë një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave, ndërsa sqaroi se vendi duhet të bëjë hapa konkrete në terren përsa i takon zbatimit të Vettingut.
Progres-Raporti
Shqipëria ka bërë progres të qendrueshëm për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të pranimit.
Amendamentet thelbësore per ndryshimet kushtetuese u miratuan unanimisht në korrik 2016, duke nisur një reformë të plotë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Ky proces do të përfshijë një rivlerësim të thellësi të gjyqtatëve dhe prokurorëve.
Reforma e administratës publike ka vazhduar të zbatohet në mënyrë konsistente. Puna drejt arritjes së një rezultati) të bindshëm në hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjithashtu ka vazhduar.
Të drejtat themelore vazhdojnë të jenë gjërësisht të respektuara në vend.
Nën dritën e progresit të lartpërmendur, në përmbushjen e prioriteteve kyçe, për të cilat puna duhet të vazhdojë, dhe në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm te reformës në drejtësi, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu) Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.