Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumente/ Dervishi: Ambasadori Rajërson dhe raportet rreth tij

2016/04/25 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumente/ Dervishi: Ambasadori Rajërson dhe raportet rreth tij

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar disa dokumente të nxjerra nga arkivat mbi përndjekjen nga Sigurimi i Shtetit të ish-Ambasadorit Amerikan, Uilliam Rajërson.

Dervishi thekson se përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe.

Ai shkruan se dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane.

Shënimi i plotë si më poshtë vijon…

“Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit.

Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”.

Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike. Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh.

Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur.

 Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona.

Përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe. Dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane.

Z.Rajërson ishte i drejtpërdrejtë në atë kohë me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komunizmit, kësaj të keqe të madhe që i shkaktoi pasoja të rënda Shqipërisë. Kështu që nuk kishin asnjë vlerë gjurmimet e Sigurimit.
Çdo shtet ka platforma në lidhje me veprimet agjenturore-operative që ndërmerr, me objektet e punës, etj. Por në radhë të parë nga këto veprime përjashtohen shtetet aleate, këtë rast sigurisht shteti nr.1 ishte SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.
Në analizën e fakteve historike për mua si studiues i fushës së historisë tre janë ngjarjet më të mëdha të kësaj kohe: nisja e procesit të destalinizimit të Shqipërisë, dalja nga ndikimi ruso-serb si dhe futja e saj nën ndikimin amerikan e Atlantik. 
Bashkëlidhur dokumente në të cilat përshkruhen aktivitete të zakonshme ditore të z.Rajërson në atë kohë.”

dokumente dervishi

Ju sugjerojmë

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
Rajoni

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

17 Korrik, 2025 12:19 pm
Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

17 Korrik, 2025 12:15 pm
Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
Aktualitet

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

17 Korrik, 2025 12:13 pm
“Bashkë për paqen”/Spiropali nga Ankaraja:Ftova Presidentin turk të vijë në Shqipëri
Aktualitet

“Bashkë për paqen”/Spiropali nga Ankaraja:Ftova Presidentin turk të vijë në Shqipëri

17 Korrik, 2025 12:11 pm
Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin
Aktualitet

Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin

17 Korrik, 2025 11:50 am
Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë
Aktualitet

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë

17 Korrik, 2025 11:38 am
Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten
Sport

Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten

17 Korrik, 2025 11:34 am
Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…
Aktualitet

Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…

17 Korrik, 2025 11:24 am
“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike kundra ligjit në Golem, procedim 4 shtetasve
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike kundra ligjit në Golem, procedim 4 shtetasve

17 Korrik, 2025 11:10 am
Rama i akordon Presidentit të Emirateve të Bashkuara “Yllin e Mirënjohjes Publike”
Aktualitet

Rama i akordon Presidentit të Emirateve të Bashkuara “Yllin e Mirënjohjes Publike”

17 Korrik, 2025 11:08 am
Para
Video/ Rozana Radi binjakja e Aurela Gaçes

Video/ Rozana Radi binjakja e Aurela Gaçes

I biri i Faik Myrtajt: Kam prova që do tronditin drejtësinë shqiptare

I biri i Faik Myrtajt: Kam prova që do tronditin drejtësinë shqiptare

Video/ Rozana Radi bën fitness në skenë

Video/ Rozana Radi bën fitness në skenë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
17 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se...

Lexo më shumë

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
17 Korrik, 2025

Apeli i GJKKO-së lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj Ilir Metës, pasi sot shqyrtoi...

Lexo më shumë

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
17 Korrik, 2025

Në portin e Durrësit ka mbërritur veliera “Mircea”, anija shkollë e Marinës Rumune, një prej simboleve më të njohura të...

Lexo më shumë

“Bashkë për paqen”/Spiropali nga Ankaraja:Ftova Presidentin turk të vijë në Shqipëri

“Bashkë për paqen”/Spiropali nga Ankaraja:Ftova Presidentin turk të vijë në Shqipëri
17 Korrik, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com