Televizioni rus “Rusia” ka realizuar një dokumentar për Kosovën, duke e paraqitur vendin si qendër të xhihadizmit, trafikimit të emigrantëve, dhe të drogës.
Gazetari rus shihet teksa ka vizituar kufirin e Kosovës, për të cilin thotë se është fare lehtë i kalueshëm.
Rruga nëpër të cilën kalojnë refugjatët nëpër Kosovë, gazetari rus thotë të jetë e vështirë pasi kalon nëpër male.
Por, sipas tij, megjithatë Kosova nuk ka gardh dhe kjo është mënyra më e lehtë që refugjatët nga Lindja e Mesme të arrijnë në Evropë.
Refugjatët sipas tij të cilët ndalojnë të pushojnë për pak kohë në këtë territor nuk e dijnë se i gjithë ky territor është i kontrolluar prej luftëtarëve shqiptarë vahabistë.
Ai viziton edhe qytetin e Vitisë për të cilin thotë se ësthë dy kilometra nga kufiri me Maqedoninë, dhe e përshkruan atë si çerdhe të xhihadizmit në Ballkan.
Për më tepër gazetari rus i afrohet edhe kampit ushtarak amerikan Bondsteel, nga ku thotë se ka dalë njëri prej xhihadistëve më të mëdhenjë shqiptarë.
Ai thotë se bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin, i cili para se të shkonte drejtë Lindjes së Mesme ku tani është edhe lider i grupit shqiptar të xhihadistëve, kishte punuar për KFORin amerikan në Kosovë.