Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA. 8 janë akuzat që rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj.
Muhaj vrau brutalisht Suelën, 32 vjeçe, e më pas e rrëmbeu të bijën. Me të zbuluar trupin e së resë dhe mungesën e vajzës së saj të vogël autoritetet lëshuan alarmin AMBER.
Muhaj u gjet pak kohë më pas bashkë me të bijën në makinë dhe u arrestua.
Gjykatësi u sigurua po ashtu që Muhaj nuk do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë del nga burgu.
Ndërkohë, vetë 34-vjeçari në gjykatë nuk shprehu asnjëlloj emocioni. Ai pati vetëm një pyetje: “A do caktoni avokat për mua?”
“Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë.
Në mesin e akuzave që rëndojnë mbi 34-vjeçarin janë vrasje, abuzim me të miturit, rrëmbim dhe dhunë ndaj vetë prindërve të tij.