Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Dyshimet se e tradhtonte, gruaja në Durrës djeg makinën e partnerit

2024/02/04 at 11:13 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Dyshimet se e tradhtonte, gruaja në Durrës djeg makinën e partnerit

Një grua është ndaluar nga policia e Durrësit pasi në bashkëpunim me vëllain e saj akuzohen se kanë djegur një automjet në këtë qytet në pronësi të shtetasit me inicialet K. S., 42 vjeç.

Motër e vëlla kanë tentuar edhe djegien e banesës së 42-vjeçarit, por nuk kanë arritur ta realizojnë. Policia ka shpallur në kërkim vëllain e gruas së arrestuar, ndërsa është proceduar penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi.

Sipas të dhënave jozyrtare dyshohet se gruaja kishte një raport disavjeçar me 42-vjeçarin, por kishte zbuluar se ai komunikonte me gra të tjera. 41-vjeçarja jetonte në Itali ku kishte dhe një qendër estetike, ndërsa besohet se makinën që dogji dhe apartamentin i thehte blerë ajo dhe i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fiery revenge”. I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja. Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.

Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar “Fiery revenge”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u siguruan prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi. Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!
Aktualitet

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!

19 Maj, 2025 9:57 am
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

19 Maj, 2025 9:55 am
Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
Rajoni

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

19 Maj, 2025 9:38 am
Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
Bota

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

19 Maj, 2025 9:30 am
Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
Aktualitet

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

19 Maj, 2025 8:50 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Para
Mbappe do të largohet nga Parisi për të shkuar tek Real Madrid

Mbappe do të largohet nga Parisi për të shkuar tek Real Madrid

Zëdhënësi i BE: Veprimet e fundit të Kosovës nxisin tensione

Zëdhënësi i BE: Veprimet e fundit të Kosovës nxisin tensione

Familjarët nuk tërhoqën trupin/ I vrarë brenda burgut, Arben Lleshi do të varroset nga bashkia

Familjarët nuk tërhoqën trupin/ I vrarë brenda burgut, Arben Lleshi do të varroset nga bashkia

TE FUNDIT

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!
19 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një artikull të shkruar në revistën e njohur të udhëtimeve “Islands”, që flet për...

Lexo më shumë

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
19 Maj, 2025

Çështja e Ukrainës po hyn sërish në një fazë të nxehtë për diplomacinë ndërkombëtare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
19 Maj, 2025

Deputetët e betuar të legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen në përpjekjen e 18-të për konstituimin e Kuvendit të...

Lexo më shumë

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
19 Maj, 2025

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com