Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dogji 4 makina/ Djali i biznesmenit: Ja pse u ndava me Desarën 

2016/04/04 at 9:33 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dogji 4 makina/ Djali i biznesmenit: Ja pse u ndava me Desarën 

TIRANE- Desara Mançellari dhe Filip Qosja-Papajani janë të rinjtë që u bënë “VIP” në media për shkak të një incidenti të rëndë. Vajza i dogji 4 makinat babait të ish-të dashurit pas zënkave të vazhdueshme mes tyre.

Jo vetëm kaq, bisedat e tyre personale u publikuan nga kushërira e Desarës. Sot flet Filipi, i cili tregon lovestory-n me Desarën deri tek ndarja që shkaktoi edhe shkatërrimin e pronës të të atit biznesmen.

Filip, ju jeni përfolur shumë këto ditët e fundit nga ish­e dashura juaj, e cila ka ardhur në lagjen ku banoni ju e ka djegur 4 makina. Vajza pretendon se ju e keni dhunuar, e keni bërë? 

Jo, nuk e kam dhunuar asnjëherë. Po të kishte ndodhur realisht, pra të ishte dhunuar nga unë dhe babai im, ajo duhet të kishte shkuar në
polici e të denonconte. Ajo nuk është dhunuar asnjëherë prej nesh.

Si është historia? Ti ke qenë i dashuri saj, apo jo?

Po, unë kam qenë i dashuri i Desarës, por vendosa të ndahesha me të, pasi gjatë kohës që kam qenë jashtë shtetit, kuptova që ajo më gënjente dhe kjo gjë më bezdisi. Ajo mendoi të bënte jetën e saj kur unë isha larg, ndërsa mua më thoshte gënjeshtra. Kur erdha nga jashtë shtetit, i thashë se historia jonë nuk mund të vazhdonte më. Kemi debatuar bashkë, por jo me duar. Pas dy­-tri ditësh babai im e ka takuar atë, sepse shpesh ka qenë babai im që qetësonte ujërat kur ne ishim të zënë. Ajo ishte në një lokal dhe ne e morëm, shkuam te lokali ynë. Pas kësaj kemi dalë, kemi folur pa asnjë problem.

Po pse u sqaruat me Sarën dhe me babain?

Ajo filloi të më kërcënonte me fjalë, më thoshte mbaje mend…

Sa kohë kishe me vajzën?

Kisha 10 muaj. Isha vetëm në lidhje, nuk isha i fejuar me të, por ajo hynte e dilte në shtëpinë time dhe kishte relata të mira me prindërit e mi. Por pas djegies së makinave dhe identifikimit të saj po dalin shumë fjalë rreth meje e familjes sime, të tipit që babai im dhe unë e kemi dhunuar, mami ka prishur fejesën…

Në fakt ti ke qenë në Greqi për të bërë ushtrinë?

Shkova në Greqi, por nuk e bëra ushtrinë.

Ju jetoni atje ndërkohë?

Jo, unë jetoj në Shqipëri, por shkoj shpesh sepse kemi biznese atje.

Në median sociale kushërira e Sarës ka publikuar mesazhe ku shkruhet se ti po jetoje me 2 mijë lekësha për t’i blerë asaj “Iphone”?

Babai im është ndërtues dhe jemi në gjendje shumë të mirë ekonomike. Sara e di mirë këtë gjë, sepse gjithë verës ajo është larë bashkë me motrën e kushërirat e veta në pishinat e mia, kemi shkuar bashkë jashtë, në lokalet që familja ime posedon, ka qenë bashkë me familjen time. Kemi dalë shpesh për jetë nate bashkë dhe në Tiranë e sigurisht që s’kam qenë me 2 mijë lekësha, kjo sepse familja ime më ofron një  status më të mirë ekonomik.

Ti mendon që ajo i thotë gjithë këto për çështje inati?

Po sigurisht për çështje inati, sepse s’ka asnjë arsye tjetër.

Ndërkohë Sara është e ndaluar nga policia, ju keni bërë denoncim?

Po, Sara është e ndaluar nga policia dhe deri sa u verifikua nga ata, u dalua. Personat e tjerë që iu dogjën makinat kanë bërë denoncim, neve jo.

Keni dhënë deponim në polici?

Po, kam deponuar dhe i kam thënë të njëjtat gjëra që po ju them dhe juve, pra që jemi ndarë e kemi debatuar me fjalë, por jo me dhunë.

Si e morët vesh që ajo po hakmerrej karshi teje?

Unë mora një mikun e vet familjar në telefon dhe i thashë të pyesë motrën e saj pse po i bëjnë të gjitha këto gjëra dhe ai më tha që po i bën të gjitha nga inati që unë të tërheq denoncimin, ndërkohë që unë s’kam bërë denoncim, por është bërë vetë nga policia ndalimi i saj, sepse u identifikua nga kamerat përreth.

Nga është Sara?

Sara është me origjinë nga Përmeti, por lindur e rritur në Tiranë.

Pra, jeton në Tiranë me familjen e saj?

Po, jeton me familjen ka dhe një motër më të vogël, që unë e kam trajtuar si motrën time, kemi dalë bashkë shumë shpesh, sepse ajo dilte rrallë ngaqë kishte probleme me shëndetin dhe unë e kam ndihmuar ta rikuperonte këtë problem. Dhe të gjitha mesazhet dhe videot i bën motra e saj nën pseudonimin “kushërira”. /GSH

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Prezervativët tashmë edhe material fustanesh

Prezervativët tashmë edhe material fustanesh

Video/ Berisha përballë fëmijëve: Ja si përgjigjet

Video/ Berisha përballë fëmijëve: Ja si përgjigjet

Praktike dhe të shkurtra/ Ushtrimet që u duhen për të humbur kile

Praktike dhe të shkurtra/ Ushtrimet që u duhen për të humbur kile

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com