Policia ka zbardhur diegien e qëllimshme të 2 automjeteve më datë 23 Shtator 2024 në Durrës.
Uniformat blu kanë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy 18-vjeçarëve, me iniciale përkatësisht E.H. dhe A.G., të dy banues në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Mbas një pune hetimore dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.
Në vijim të veprimeve u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.
U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme