Është mbyllur protesta e 15-të e opozitës para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët i akuzojnë si të korruptuar.
Ashtu si edhe në protestat e tjera, mbështetës të opozitës, i kanë vënë zjarrin disa gomave që ishin vendosur në sheshin para Bashkisë.
Me një skenar të njëjtë, një i ri fillimisht ka hedhur benzinë mbi gomat dhe më pas i është vënë flaka.
Për herë të dytë, policia nuk vendosi gardh metalik për t’u përballur me protestuesit, të cilët në protestat e shkuara e kishin “sfidë” heqjen e gardhit metalik dhe më pas mbyllnin protestën.