Pas deputetit Flamur Noka, ka qenë Asllan Dogjani ai i cili i ka bërë thirrje forcave policore të largohen nga sheshi “Shqiponja”.
Ai ka thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre.
“Ka mundësi mos i shtyni njerëzit, protestoni me ne! Po protestojmë për të drejtat tona”, ishte kjo thirrja e deputetit demokrat Asllan Dogjani te ish-sheshi “Shqiponja”.