Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dodik i kërkuar me urdhër arresti, ndodhet në Moskë

2025/04/01 at 10:28 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dodik i kërkuar me urdhër arresti, ndodhet në Moskë

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili kërkohet me urdhër arresti nga Gjykata Shtetërore e Bosnjës, njoftoi se është në Moskë.

Lajmin e bëri të njohur vetë Dodik përmes një videomesazhi të publikuar në shërbimin online X.  Videoja ishte filmuar përpara Varrit të Ushtarit të Panjohur në kryeqytetin rus. Millorad Dodik, i cili kërkohet me urdhër ndërkombëtar arresti, tha se kishte arritur në Moskë të hënën. Në videon prej rreth dy minutash, Dodiku e vlerësoi presidentin rus Vladimir Putin si një “udhëheqës historik të popullit rus”, por nuk tha nëse do të ketë ndonjë takim të mundshëm me të.

Gjykata Shtetërore e Bosnjës lëshoi më 27. mars ​​një urdhër ndërkombëtar arresti kundër Dodikut. Dy javë më parë zyra e prokurorit publik kishte urdhëruar arrestimin e presidentit të Republikës Srpska. Ajo e akuzoi atë dhe kryetarin e parlamentit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç, se kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në Republika Srpska për të anashkaluar kontrollet kufitare dhe për të udhëtuar jashtë vendit.

Dënim për mosrespektim të Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së

Para këtyre veprimeve Millorad Dodiku e kishte shpallur në mënyrë të njëanshme si të përfunduar juridiksionin e qeverisë qendrore të Bosnjës mbi Republikën Srpska, edhe pse kjo është pjesë e Bosnje dhe Hercegovinës.

Vendimi i Dodikut ishte reagim ndaj një vendimi gjyqësor kundër tij, në të cilin ai u dënua me një vit heqje lirie për mosrespektim të Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së për Bosnje-Hercegovinën. Megjithatë ky dënim u hodh më vonë poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Që nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit Bosnja dhe Hercegovina është ndarë në Republikën Srpska me shumicë serbe të Bosnjës dhe Federatën Kroato-Muslimane të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dy pjesët gjysmë-autonome të vendit janë të lidhura përmes një qeverie qendrore të dobët./DW

Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Dosja e Suel Çelës/ Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu

Dosja e Suel Çelës/ Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu

Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”

“Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com