Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do vendosim minimumin jetik”/ Berisha: PD do të rrisë pensionet me 200 Euro!

2025/02/21 at 12:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do vendosim minimumin jetik”/ Berisha: PD do të rrisë pensionet me 200 Euro!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për programin e PD në konferencën me gazetarët.

Ai tha se pensionet në Shqipëri janë një nga pikat më problematike dhe shumë të dhimbshme që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë.

Berisha tha se PD do të vendosë minimumin jetik 200 euro, teksa premtoi se do të rrisë pensionet minimale nga 60 deri në 70%.

”Sot përsëri do ndalem tek njëri nga problemet më të mprehta, por edhe më të dhimbshme qëpërjeton shoqëria shqiptare, gjendja e pensionistëve në Shqipëri. Sot, pensionistët shqiptarë, të cilët 12 vite më parë merrnin pensionet më të larta se të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshi Rumaninë e Bullgarinë, janë katandisur me pensionet 2-3 herë më të ulëta se sa të vendeve të rajonit.

Qëndrimi ndaj pensionistëve shqiptare ishte një qëndrim në kufijtë e çnjerëzisë dhe poshtërimit. Pensionistëve, të cilëve me ligj u takonte indeksimi, nuk iu është indeksuar as gjysma e inflacionit të këtyre viteve. Por ata kanë marrë edhe një tjetër goditje të fortë. Goditja tjetër e rëndë është se një pjesë e mirë e barnave janë hequr nga lista e rimbursimit, të domosdoshme për mjekimin e tyre të përditshëm. Së fundmi, qindra mijëra pensionistë kanë pasur një mbështetje nga fëmijët e tyre, familjarët e tyre jashtë vendit. Remitancat kanë pësuar një zhvlerësim në masën 35-40 përqind. Edi Rama ka ndjekur një politikë cinike dhe mashtrimi ndaj pensionistëve.

Pasi iu mbajti kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për t’ua paraqitur si bonus në dhjetor, ai ndau për buxhetin e shtetit të vitit 2025 gjithsej 16 milionë për indeksimin e tyre. E vërteta është që 16 milionë nuk indeksojnë më shumë se 40 përqind të inflacionit vjetor të këtyre qytetarëve. Edi Rama ndërmori një fushatë mashtrimesh të paskrupullta ndaj pensionistëve. I tillë ishte mashtrimi se për pensionet e tyre të ulëta, fajet i kanë biznesmenët.

Tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik. Kjo nënkupton që 57 përqind të pensioneve, të cilat janë pensione jo të plota, por të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, që të gjitha kalojnë në minimumin jetik 200 Euro. Pra, pësojnë një rritje nga 20 gjer në 70 përqind si pensione. Pensionet mbi 200 Euro rriten me 20 përqind. Kështu që kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit. Do merren paratë nga buxheti i shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve. Do shlyhet buxheti që buxhetorët kanë ndaj pensionistëve. Nuk ka gjë më të turpshme në botë, punonjësit e buxhetit nuk paguajnë sigurime shoqërore. Kjo nuk ndodh kund në botë, përveçse në shtetin e mafies që është Shqipëria. Se kjo duhej të ishte automatike.

Ky është një zbulim i ri skandaloz që tejkalon imagjinatën. Merr fund. Nuk merr qytetar shqiptar rrogë në shtet pa kaluar automatikisht, krahas firmës që firmos për rrogën, të tjerët në sigurimet shoqërore të pensionistëve. Por, përveç kësaj, do kalojnë në fondin e pensioneve nga buxheti i shtetit i gjithë shuma e domosdoshme për të realizuar këto premtime. Për të realizuar pra minimumin jetik 200 euro dhe rritjen me 20 përqind të pensioneve të tjera mbi 200 euro”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Safet Bajri shoqërohet nga policia me urdhër të GJKKO-së

Safet Bajri shoqërohet nga policia me urdhër të GJKKO-së

Dy 16-vjeçarët vjedhin me dhunë qytetarin në Vlorë

Alarmi për bombë në një shkollë në Tiranë/ Policia: Njoftimi na erdhi me email, thuhej se do të shpërthente për 43 minuta

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë/Berisha: Mitingu i mbrëmshëm, shkelja më e rëndë e ligjit elektoral!

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë/Berisha: Mitingu i mbrëmshëm, shkelja më e rëndë e ligjit elektoral!

TE FUNDIT

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com