Ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka deklaruar ditën e sotme se do të vazhdojnë punëm me SPAK dhe drejtësinë.
Teksa ndodhet në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani, Gonzato tha se duhet t’i japim mbështetje e të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi.
Sipas tij, pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si përshembull rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atij kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, deklaroi Gonzato.