Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një krim në familje në Elbasan dhe ka çuar në zbulimin e 27 granatave ofensive dhe difensive.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bizhutë e Poshtme në Elbasan ku policia iu përgjigj një telefonate për një konflikt të mundshëm në familje që mund të përshkallëzohej më tej.
Efektivët e policisë shkuan në banesën e shtetasit F.M., i cili kërcënonte se do të vriste familjarët e tij. Gjatë kontrollit policia zbuloi se 36-vjeçari fshihte në banesë dhe 27 granata ofensive dhe difensive.
F.M. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe përballet me veprat penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe dhunës në familje./ Opinion.al