Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një konferencë për gazetarët tha se Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe pritet të zhvillohet në vjeshtë.
“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë.
Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, tha Hasani.