Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do merrni të njëjtin taksim mbrapsht”, Trump nënshkruan planin për tarifa reciproke: As më shumë, as më pak

2025/02/13 at 9:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do merrni të njëjtin taksim mbrapsht”, Trump nënshkruan planin për tarifa reciproke: As më shumë, as më pak

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e tjera taksojnë importet amerikane, me synimin për të eliminuar çekuilibrin tregtar me shtetet aleate dhe vendet e tjera. Kritikët thonë se ky veprim ka gjasa të shkaktojë një ballafaqim të gjerë ekonomik.

“Kam vendosur që për arsye barazie, do të vendos një tarifë reciproke”, tha Presidenti Trump në Zyrën Ovale ndërsa nënshkroi vendimin. “Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend nuk mund të ankohet”.

Administrata republikane ka këmbëngulur se tarifat e reja do të balancojnë tregtinë mes kompanive amerikane dhe konkurrencës së huaj. Kritikët thonë se taksat ndaj importeve të huaja ka gjasa t’i faturohen konsumatorëve dhe bizneseve amerikane ose të rrisin çmimet.

Sidoqoftë, disa kritikë thonë se tarifat mund të ndikojnë tek rritja e inflacionit dhe dëmtojnë rritjen ekonomike në vend. Administrata amerikane do t’i shqyrtojë tarifat duke patur parasysh disa faktorë si subvencionet për industrinë, rregulloret dhe zhvlerësimin e monedhës.

Rritja e tarifave do të përshtatej për çdo vend pjesërisht me synimin për të nisur negociata të reja tregtare. Por vendet e tjera mund të ndjejnë gjithashtu nevojën për t’u përgjigjur me rritje tarifash ndaj mallrave amerikane. Si rezultat, Presidenti Trump mund të ketë nevojë të gjejë mënyra për të garantuar konsumatorët dhe bizneset se rritja ekonomike do të baraspeshonte pasigurinë që do të shkaktohej nga pasojat e mundshme të tarifave.

Vendimi i Presidentit Trump për tarifat identifikon tatimet mbi vlerën e shtuar, që janë të ngjashme me taksat e shitjes dhe të zakonshme në Bashkimin Evropian, si një barrierë tregtare që duhet të përfshihet në çdo llogaritje tarifore reciproke, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Normat e tarifave nga vendet e tjera, subvencionet për industritë, rregulloret dhe zhvlerësimi i mundshëm i monedhave do të ishin ndër faktorë të tjerë që administrata e Presidentit Trump do të përdorte për të bërë një vlerësim të tarifave.

Zyrtari tha se të ardhurat e pritshme tarifore do të ndihmonin për të balancuar deficitin e pritshëm buxhetor prej 1.9 trilion dollarësh. Zyrtari tha gjithashtu se rishikimet e nevojshme për tarifat mund të përfundojnë brenda disa javësh apo disa muajsh.

Rritjet e mundshme të tarifave ndaj importeve dhe eksporteve mund të jenë të mëdha në krahasim me tarifat relativisht modeste që Presidenti Trump vendosi gjatë mandatit të tij të parë. Tregtia e mallrave midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në pothuajse 1.3 trilion dollarë vitin e kaluar, me Shtetet e Bashkuara që eksportuan 267 miliardë dollarë më pak se importet evropiane, sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit./ VOA

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Çështja Veliaj, Berisha në ‘Opinion’: Rama e kishte lëshuar plotësisht atë, ja kur e priste që të arrestohej

Çështja Veliaj, Berisha në 'Opinion': Rama e kishte lëshuar plotësisht atë, ja kur e priste që të arrestohej

Berisha: Balla u urdhërua nga bandat të lironte personat që i vendosën tritolin Lulzim Kullës

Berisha: Balla u urdhërua nga bandat të lironte personat që i vendosën tritolin Lulzim Kullës

A do të bashkohet Berisha me Ramën për Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet kryedemokrati

A do të bashkohet Berisha me Ramën për Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet kryedemokrati

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com