Arkitekti italian Paolo Di Nardo ka mbërritur pak minuta më parë në Rinas ndërsa është i pranishëm në konferencën e shoqërisë civile për projektin e stadiumit të ri, Arena Kombëtare.
Di Nardo ka ardhur me mision të posaçëm në Tiranë për të kundërshtuar projektin e qeverisë për stadiumin e ri.
Pak ditë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” që drejtohet nga Ylli Rakipi, arkitekti Di Nardo u shpreh se “do të lidhem me zinxhirë që stadiumi në Tiranë të mos ndërtohet”./Syri.net